Shkova tek lumi
U ula tek brigjet e tij
U perpoqa te mendoja por nuk munda
Keshtu u hodha dhe u mbyta
Kerceva siper nje here dhe bertita
Kerceva siper dy here dhe qava
Nese ai uje nuk do te kishte qene aq i frohte
Do te isha mbytur dhe do te kisha vdekur
Por ai uje ishte i ftohte
Ishte i ftohte
Mora ashensorin
Gjashtembedhjete kate nga toka
Mendova per te dashuren time
Dhe mendova te hidhesha poshte
Qendrova atje dhe bertita
Qendrova atje dhe qava
Nese nuk do te kishte qene aq larte
Mund te isha hedhur dhe do te kisha vdekur
Por ishte lart atje siper
Ishte lart
Keshtu duke qene se jetoj ende
Ma ha mendja se do vazhdoj te jetoj
Mund te kisha vdekur nga dashuria
Por une kam lindur per te jetuar
Edhe pse mund te me degjoni duke bertitur
Edhe pse mund te me shikoni duke qare
Do te jem kokeforte, e dashur e embel
Nese do te me shikosh duke vdekur
Jeta eshte e bukur! E bukur si vera! Jeta eshte e bukur!
Jeta eshte e bukur, Langston Hughes
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Video @johnderting