POEZIAlda MeriniDhe pastaj beni dashuri nga Alda Merini

Dhe pastaj beni dashuri nga Alda Merini

-

Dhe pastaj beni dashuri

Jo seks, por dashuri

Dhe me kete dua te them

Puthje te ngadalta

Mbi goje

Mbi qafe

Mbi bel

Mbi shpine

Kafshim buzesh

Duar te kryqezuara

Dhe syte tek syte

Dua te them perqafime kaq te shtrenguara

Sa per t’u bere nje gje e vetme

Penetrim trupash

Perplasje shpirtrash

Perkedhelje mbi gervishtjet

Veshtjet e zhveshura se bashku me frikerat

Puthje mbi dobesite

Mbi shenjat e jetes

Qe deri ne ate cast

Kane qene pak te gabuara

Dua te them gishterinj mbi trupa

Duke krijuar konstelacione

Duke thithur aroma

Zemra qe rrahin ne te njejten kohe

Psheretima qe udhetojne me te njejtin ritem

Dhe buzeqeshje te sinqerta

Po, beni dashuri

Dhe mos ndjeni turp

Sepse dashuria eshte art

Dhe ju jeni Kryevepra

Dhe pastaj beni dashuri nga Alda Merini

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Piktura, Te dashuruarit nga Dabin Lee

#art #poetry #aldamerini #enkeledasuti #painting #surrealism #dabinlee

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty