A të kujtohet ajo koha kur the një dëshirë?
Unë them shumë dëshira
Atë herën kur të gënjeva
Rreth fluturës. Gjithmonë mendoja
Se çfarë dëshirove
Çfarë mendon se dëshirova?
Nuk e di. Se do të kthehesha
Se deri diku, në fund ne do të ishim bashkë
Unë dëshirova atë që dëshiroj
Dëshirova një poemë tjetër
Poezia “Dëshira”
Nga Louise Gluck
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti
Fotografia nga @ryanpernofski