Për të të dashur ty apo për mos të të duashur ty
Largohem, duke lënë pas meje
Adresa të dyshimta për të humbur dhe pritur
Për ata që do të kthehen; ata i dinë
Orët që vizitojnë vdekjen time, kështu vijnë
Ti je ajo që unë nuk dua
Kur të dua. Muret e Babilonit
Tkurren ditën; sytë e tu zmadhohen
Dhe fytyra jote skuqet verbueshëm
Dikush do të mendonte se ti nuk ke lindur ende; nëse nuk do të ishim ndarë më parë
Nëse nuk do të më kishe prerë
Në tarracat e stuhisë çdo fjalë është e bukur
Çdo takim një lamtumirë
Asgjë ndërmjet nesh përveç këtij takimi
Asgjë përveç kësaj lamtumire�Për të të dashur ty apo për mos të të duashur ty
Balli im ikën prej meje
Unë ndjej që ti je asgjë apo gjithçka
Që ti do të humbasësh
Për të të dëshiruar ty apo për mos të të dëshiruar ty
Murmurima e rrymave përcëllohet në gjakun tim
Ditën që do të të shikojë
Do të largohem
Unë u përpoqa të ndreqja miqësinë e gjërave të humbura
U krye!
Unë u përpoqa të mburrja sytë e afta për të përmbajtur çdo rënie
Unë u përpoqa të skalisja rreth teje një emër të përshtatshëm për një ulli
Por lindi një yll
Unë të dua ty kur të them se nuk të dua ty
Fytyra ime bie
Një lum i largët shpërbëhet në trupin tim. Dhe në pazar
Ata shesin gjakun tim si supe me kanaçe �Unë të dua ty kur të them se të dua ty
Grua që ke vendosur brigjet e Mesdheut
Mbi prehrin e saj, gardenjat e Azisë �Mbi shpatullat e saj, dhe të gjithë zinxhirët
Në zemrën e saj
Për të të dëshiruar ty apo për të mos të të dëshiruar ty
Murmurima e rrymave, fëshfërima e pishave
Vërshimi i oqeanëve dhe pendët e bilbilave
Të gjitha përcëllohen në gjakun tim�Ditën që do të të shikoj
Do të largohem
Unë hesht
Unë qaj
Nuk ka një kohë të veçantë për të qarë apo për të heshtur�Ti je ngashërima ime e vetme
Si je heshtja ime e vetme
Lëkura ime shtrëngohet rreth grykës sime; nën dritaren time
Era marshon në uniformë; errësira
Zemërohet pa paralajmërim
Kur ushtarët do të braktisin palmat e duarve të mia
Unë do të shkraj diçka
Kur ushtarët do të braksitin këmbët e mia
Unë do të eci pak
Kur ushtarët do të braktisin vizionin tim
Unë do të shikoj ty dhe do të zbuloj veten sërish �Për të të kënduar ty apo për mos të të kënduar ty
Ti je kënga e vetme
Ti më këndon mua nëse hesht
Ti je heshtja e vetme
PSALMI NJË nga MAHMOUD DARWISH
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti