Unë eci, nxitoj, vrapoj, ngjitem, zbres
Unë bërtas, leh, hungërij, thërras, vajtoj
Unë shkoj shpejt, më ngadalë, rrëzohem, ngadalësohem, thahem
Unë eci, fluturoj, shikoj, nuk shikoj, belbëzoj
Unë bëhem i verdhë, i gjelbër, blu
Unë ndahem më dysh, shpërthej në lot
Unë kam etje, lodhem, kam uri
Unë rrëzohem, ngrihem, vrapoj, harroj
Unë shikoj, nuk shikoj, kujtoj, dëgjoj, kuptoj
Unë tërbohem, kam haluçinacione, murumuris, klith
Unë nuk mund të
Ofshajë, të çmendem, të humbas
Unë bëhem më pak, më shumë, rrëzohem, ngrihem, dhe bie
Unë rrjedh gjak, dhe humbas vetëdijen…
Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti