POEZIMahmoud DarwishUnë dua nga dashuria vetëm fillimin. Velin e pëllumbit...

Unë dua nga dashuria vetëm fillimin. Velin e pëllumbit – Nga Mahmoud Darwish

-

Unë dua nga dashuria vetëm fillimin. Velin e pëllumbit

Mbi sheshet e Granadas time, këmishën e kësaj dite

Ka verë në broket tona prej argjile për festën pas nesh

Tek këngët ka dritare: mjaftueshëm që të shpërthejnë çerdhimet

Unë lë jaseminë në vazo, e lë zemrën time të re

Në raftin e nënës sime, e lë ëndrrën time duke qeshur në ujë

E lë agimin në mjaltin e agimit, unë lë ditën dhe të djeshmen time

Në shtegun e Sheshit të Portokalleve ku fluturojnë pëllumbat

A mos zbrita me të vërtetë tek këmbët e tua që të ngriheshin fjalët?

Një hënë e bardhë në qumështin e natës tënde…godasin ajrin

Që unë të mund ta shikoj Rrugën e Flautit Blu…të godasë mbrëmjen

Që unë të mund të shikoj se si vuan ky mermeri ndërmjet nesh?

Nga Mahmoud Darwish

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#art #poetry #mahmouddarwish #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty