Per Leonardon, studimet e tekstilit ndihmuan te formonte nje nga komponentet me kryesore te gjenialitetit te tij artistik: aftesine per te pozicionuar driten dhe hijen ne menyra te atilla qe do te mund te krijonin iluzionin e volumit tredimensional ne nje siperfaqe dydimensionale. Ato e ndihmuan gjithashtu te behet edhe me i mprehte ne aftesine e tij per te analizuar se si drita e ledhaton me delikatese nje objekt, duke shkaktuar nje shkelqim, nje kontrast te mprehte te pala, ose nje fije reflektimi te nje rrezatimi diku ne zemer te hijes. “Qellimi i pare qe ka nje piktor, – shkroi me vone Leonardo, – eshte ta beje nje siperfaqe te sheshte te shfaqe nje objekt qe duket se eshte modeluar e ndare nga ai plan, dhe ai qe ua kalon te tjeteve ne kete aftesi, meriton vleresimin me te madh. Kjo arritje, me ane te se ciles kurorezohet edhe shkenca e piktures, ngrihet nga drita dhe hija, ose mund ta quajme chiaroscuro.” Kjo thenie mund te konsiderohet si manifesti i tij artistik, ose te pakten si elementi i tij kryesor. – Shkeputur nga libri ‘Leonardo da Vinci’, nga Walter Isaacson, perkthyer nga Bledar Kurti, Minerva, 2019. #art#leonardodavinci#minerva#onufri#walterisaacson#painting#enkeledasuti
Per Leonardon, studimet e tekstilit ndihmuan te formonte nje nga komponentet me kryesore te gjenialitetit te tij artistik: aftesine per te pozicionuar driten dhe hijen ne menyra te atilla qe do te mund te krijonin iluzionin e volumit tredimensional ne nje siperfaqe dydimensionale.
-