Gustave Klimt, Peme dardhe, 1903 – Piktori austriak Gustave Klimt ka qene advokuesi me i famshem vjenez i Artit Nouveau-t, ose, sic njihej ky stil ne Gjermani, Jugendstil. Fillimisht i suksesshem si nje piktor akademik tradicional, ai zhvilloi stilin e tij eklektik, dekorativ dhe shpesh erotik. Pozicioni i tij si bashkethemelues dhe Presidenti i Pare si Suksesionit Vjenez siguruan qe stili i tij te behej gjeresisht ndikues. Stili i Klimt-it eshte shume ornamental. Ai preferonte linja organike dhe perdorte shume ngjyra te arta dhe te argjendta ne veprat e tij te artit, me shume siguri si trashegimi e profesionit te te atit si skalites ari dhe argjendi. Pikturat e tij te kushtueshme, me zbukurime ku figurat e tij jane thuajse te zhytura ne mozaike me ngjyra bizhuterish dhe ar ishin nje skandal per kohen e tij per shkak te ekspozimit te lakuriqesise dhe te sensualitetit dhe eroticizmit fin. Krijuar qe prej viteve 1890-te deri ne vdekjen e artistit ne vitin 1918, pikturat me peisazhe plot ngjyra dhe shpesh poetike perfaqesojne nje aspekt pak te njohur te veprave te Klimt-it. Pikturat e peisazheve e aftesuan ate qe te eksperimentonte. Subjektet e tij te preferuara perfshijne kopshtet frutore, pyjet, kopshtet dhe vilat rreth Attersee ne Vjene. Klimt u frymezua nga neo-impresionistet dhe mozaiket bizantine, per te formuar nje gjuhe shume personale dhe formale. Ndryshe nga impresionistet, Klimt nuk ishte i interesuar ndaj ndryshimeve klimaterike. Peisazhet e tij u bene shume abstrakte, megjithese ai vazhdoi qe te punonte drejteperdrejte nga motivet. Nje tipar i vecante i veprave te Klimt eshte madhesia e tyre standarde dhe formati katror, nje mekanizem i perdorur nga Klimt duke pasur ekspozitat ne mendje. Peisazhet e Klimt-it jane nje aspekt mjaft i admiruar i korpusit te veprave te artistit. – Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti. – #art#painting#gustavklimt#leteflasimperartin#enkeledasuti
Gustave Klimt, Peme dardhe, 1903
-
44
0
Të fundit
KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI
KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN
Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...
Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour
E hapa koken tende
Per te lexuar mendimet e tua
I pertypa syte e tu
Per te shijuar veshtrimin tend
E piva gjakun...
Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour
Dua te fle krahe me krahe me ty
Floket tone te gershetuar
Sekset tona te bashkuara
Me gojen tende per jastek
Dua te...
Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi
Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi
@p.prelashi
#art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...
Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB
Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...
Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB
Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...
Duhet të lexoni
Ti mund të pëlqesh gjithashtu:Rekomanduar për ty
Shpresa II, 1907-08, Gustav Klimt
Shpresa II, 1907-08, Gustav Klimt
#gustavklimt #enkeledasuti
Portret i Beatrice Portinari, Gustav Klimt
Portret i Beatrice Portinari, Gustav Klimt
#gustavklimt #enkeledasuti
Pema e jetes, 1909, Gustav Klimt
Pema e jetes, 1909, Gustav Klimt
#gustavklimt #enkeledasuti