POEZIPablo NerudaÇDO DITË TI LUAN...- Nga Pablo Neruda

ÇDO DITË TI LUAN…- Nga Pablo Neruda

-

Çdo ditë ti laun me dritën e universit.

Vizitore delikate, ti vjen në lule dhe në ujë,

Ti je më shumë sesa kjo kokë e bardhë që shtrëngoj

Si një tufë me lule, çdo ditë, ndërmjet duarve të mia.

Ti je si askush tjetër qëkur të dua unë.

Lërmë të të përhapë midis kurorave të verdha.

Kush e shkruan emrin tënd në gërma tymi midis yjeve të jugut?

Oh lërmë të kujtoj se si isha përpara se të ekzistoje ti.

Papritur era hungërin dhe i përplas dritaret e mia të mbyllura.

Qielli është një rrjetë e dendur me peshq të mugët.

Këtu të gjitha erërat heqin dorë herët apo vonë, të gjitha.

Shiu ia zhvesh rrobat.

Zogjtë kalojnë, duke fluturuar.

Era. Era…

Vetëm unë mund të luftojë kundër fuqisë së njeriut.

Stuhia vërtit gjethet e errta

Dhe çliron të gjitha varkat që ishin ankoruar mbrëmë në qiell.

Ti je këtu. Oh, ti nuk largohesh.

Do të më përgjigjegj deri në ngashërimën e fundit.

Zvarritur rreth meje sikur të ishe e frikësuar.

Edhe kështu, një hije e huaj dikur rendte nëpër sytë e tu.

Tani, tani gjithashtu, e vogla ime, ti më sjell lulemustakë,

Madje edhe gjinjtë e tu kanë aromën e saj.

Ndërsa era e trishtuar ikën duke therur fluturat

UNË TË DUA, DHE LUMTURIA IME E KAFSHON KUMBULLËN E GOJËS TËNDE.

Sa do të kesh vuajtur duke u mësuar me mua,

Shpirti im i egër, vetmitar, emri im që i lëshon ato që të gjitha në vrapim.

Kaq shumë herë e kemi parë yllin e mëngjesit që të digjet, duke puthur sytë tanë,

Dhe mbi kokat tona lëshohen drita gri

Fjalët e mia mbretëronin mbi ty, duke të goditur.

PËR NJË KOHË TË GJATË E KAM DASHUR TRUPIN TËND NËNË PERLASH NGROHUR NË DIELL.

Deri sa të besoj se ti i detyrohesh universit.

UNË DO TË TË SJELLË LULE TË LUMTURA NGA MALET, ZYMBYLA, LAJTHI TË ERRTA, DHE SHPORTA RUSTIKE ME PUTHJE.

DUA TË TË BËJ TY ATË QË I BËN PRANVERA LULEVE TË QERSHISË.

ÇDO DITË TI LUAN…

Nga Pablo Neruda

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#art #photography #poetry #love #pabloneruda #enkeledasuti #fritzklimsch

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty