Dashuri, nje pyetje
Te ka shkaterruar
Jam kthyer tek ti
Nga gjembat e pasigurt
Te dua te drejte si shpata apo si rruga
Por ti kembengul qe
Te mbash nje liman
Hijeje qe une nuk e dua
Dashuria ime
Kuptome
Te dua te gjithen
Nga syte tek kembet
Nga maja e thoit deri brenda gjithe drites qe ti mban
Jam une, dashuria ime
Qe po trokas ne deren tende
Nuk eshte nje fantazme, nuk eshte ai qe njehere ndali ne dritaren tende
Une e hedh poshte deren
Dhe hyj ne jeten tende
Vij per te jetuar ne shpirtin tend
Ti nuk merresh dot me mua
Duhet te hapesh dere pas dere
Duhet te me bindesh
Duhet te hapesh syte
Qe une te kerkoj tek to
Duhet te shikosh se si eci me hapa te rende
Pergjate te gjitha rrugeve
Qe verbtazi, po me prisnin mua
Mos ki frike
Jam i yti
Por
Por une nuk jam pasagjeri apo lypesi
Une jam Zoti yt
Ai qe po prisje
Dhe tani une hyj ne jeten tende
Per te mos u larguar me
Dashuri, dashuri, dashuri
Por per te qendruar
Pyetja
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti