Aq hir, Jeta e Re, Dante Aligeri
Aq hir e nder arrin te rrezatoje
tek pershendetje jep, e mira ime
sa ngrin e hesht gjithekush prej fergellime
dhe syri s’ka guxim ta shikoje
kur rruges shkon, levdata do degjoje
e thjeshte dhe njeherazi sublime
dhe ngjan nga qielli zbritur nder vegime
qe mrekulli mbi dhe te na tregoje
gjith’ pamj’ e saj na sjell aq kenaqesi
sa edhe zemra mbushet embelsie
qe s’mund ta dije kush s’e ka provuar
dhe ngjan sikur nga buz’ e saj e shkruar
buron nje frym’ e embel dashurie
qe shpirtit ton’ i thote: Pshereti!
Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka.
Piktura, Triumfi i Kishes, 1625, Peter Paul Rubens.
#reading#books#love#beauty#umbertoeco#art#painting#peterpaulrubens#enkeledasuti