POEZIRobert DesnosHapesirat e gjumit nga Robert Desnos

Hapesirat e gjumit nga Robert Desnos

-

Naten sigurisht qe jane shtate mrekullite e botes

Madheshtia e tragjedise dhe magjepsjes

Pyjet perplasen me krijesat legjendare qe fshihen neper shkurre

Je ti

Naten jane hapat e kalimtarit te vrasesit

Drita e policit te qytezes nga llampa e rruges dhe feneri i leckambledhesit

Je ti

Naten kalojne trenat dhe anijet dhe fantazia e shekujve ku eshte dite

Frymet e fundit te muzgut

Dhe te ngjethurat e para te agimit

Je ti

Nje melodi pianoje, nje klithme

Nje dere perplaset, nje ore

Dhe jo vetem qenie dhe gjera dhe tinguj fizik

Por gjithashtu edhe une duke ndjekur vetveten

Apo duke shkuar pafundesisht pertej meje

Je ti

Sakrifica, ty qe po te pres

Ndonjehere ne castet e gjumit

Figura te cuditshme lindin dhe zhduken

Kur i mbyll syte

Lulezime fosforeshente shfaqen dhe zbehen

Dhe ringjallen serish si fishekzjarre te bera prej mishi

Kaloj neper toka te huaja

Krijesat me shoqerojne

Padyshim qe ti je aty

Spiunia ime e bukur diskrete

Dhe shpirti i prekshem i hapesirave vigane

Dhe parfumet e qiellit dhe yjet

Kenga e nje gjeli 200 vite me pare

Dhe brimta shpuese ne nje park dhe puthjet ne flake

Shtrengime mengjerashe duarsh ne nje drite te dobet

Dhe boshte qe kercellejne ne rruge paralizuese

Padyshim qe je ti

Une nuk e njoh

Por qe perkundrazi e njoh

Por ke, ketu tek endrrat e mia

Kerkesat per t’u ndiere pa u shfaqur kurre

Ti qe je e paarritshme ne realitet dhe ne enderr

Ti qe me perket mua permes vullnetit tim

Per te zoteruar iluzionin tend

Por qe e sjell fytyren tende afer times

Vetem nese syte e mi jane te mbyllur ne enderr dhe ne realitet

Ti qe pavaresisht nje retorike te lehte

Ku dallget vdesin mbi plazh

Ku sorrat fluturojne mbi fabrika te rrenuara

Ku druri kalbet

Duke kercitur nen nje diell te plumbte

Ti qe je ne thellesite e endrrave te mia

Duke trazuar nje mendje plot me metamorfoza

Duke me lene dorashken tende

Kur ta puth doren

Naten jane yjet dhe levizja e hijte e detit

E lumenjve, pyjeve, qytezave, barit dhe mushkrive

Te miliona dhe miliona qenieve

Naten jane shtate mrekullite e botes

Naten nuk ka engjej mbrojtes

Por eshte gjumi

Naten je ti

Diten po ashtu

Hapesirat e gjumit nga Robert Desnos

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

@damianoerrico_official

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty