POEZIRobert DesnosPoezia “Nën mbulesën e natës” - Nga Robert Desnos

Poezia “Nën mbulesën e natës” – Nga Robert Desnos

-

Të rrëshkas në hijen tënde nën mbulesën e natës

Të ndjek hapat e tu, hijen tënde në dritare

Ajo hije në dritare je ti dhe askush tjetër

Je ti

Mos e hap atë dritare nën perdet e së cilës po lëviz ti

Mbylli sytë

Do të doja që t’i mbyllja me buzët e mia

Por dritarja hapet dhe flladi, flladi

I cili çuditshëm ekuilibiron flakën dhe flamurin, rrethojnë largimin tim

Me mantelin e tij

Dritarja hapet: je ti

E dija

Poezia “Nën mbulesën e natës”

Nga Robert Desnos

Fotografia nga Laurence Demaison

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

#robertdesnos #laurencedemaison #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty