PIKTURËPaul GauguinIsha i vdekur nga Rumi

Isha i vdekur nga Rumi

-

Isha i vdekur

U ngjalla
Isha lot
U bëra qeshje
Të gjitha për shkak të dashurisë
Kur ajo erdhi
Jeta ime e përkohshme
Nga atëherë e tutje
U bë e përjetshme
Dashuria tha
Ti nuk je
Mjaftueshëm i çmendur
Ti nuk bën për
Këtë shtëpi
Dola jashtë
U çmenda mjaftueshëm
Për të qenë në zinxhirë
Dashuria tha
Ti nuk je
Mjaftueshëm i dehur
Ti nuk bën për
Këtë grup
Dola dhe
U deha mjaftueshëm
Për t’u derdhur
Me mendjelehtësi
Dashuria tha
Ti je ende
Shumë i zgjuar
I mbushur me
Imagjinatë dhe skepticizëm
Dola dhe
U bëra leshko
Dhe si lugat
U tërhoqa nga
Të gjitha këto
Dashuria tha
Ti je një qiri
Që tërheq këdo
Që mbledh këdo
Rreth teje
Unë nuk jam më
Një qiri që përhap dritë
Unë nuk mbedh asnjë turmë
Dhe si tymi
Tani jam i gjithi i hapërdarë
Dashuria tha
Ti je një mësues
Ti je një kokë
Dhe për këdo
Ti je një lider
Unë nuk jam më
Një mësues
Një lider
Thjesht një shërbëtor
Për dëshirat e tua
Dashuria tha
Ti tashmë ke
Vetë krahët e tu
Unë nuk do të të japë
Më shumë pupla
Dhe pastaj zemra ime
U ça më dysh
Dhe u mbush deri në buzë
Me një dritë të re
E përmbytur me një jetë të re
TANI EDHE PARAJSA
ËSHTË MIRËNJOHËSE
QË PËR SHKAK TË DASHURISË
UNË JAM KTHYER NË NJË
DHËNËS DRITE

Isha i vdekur nga Rumi
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Djale i ri me lule pas veshit, 1891, Paul Gauguin

#art #poetry #rumi #painting #paulgauguin #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty