Po, çdo gjë me tepri:
Dritë, jetë, det!
Te gjitha në shumës, në shumës,
Dritë, jetë, dete!
Të ngjitesh, të zbresësh
nga qindra në qindra,
nga qindëra në mijëra,
Në një përsëritje pafundësisht të shijshme
të dashurisë tënde, një bashkësi.
Numrat, stilolapsët dhe makinat
shërbejnë thjesht për të shumëfishuar
përkëdhelje herë përkëdhelje,
Të përqafuar nga një vullkan.
Le t’i lemë numrat të rendin.
Le t’i lemë ato të rrjedhin në një numërim të pafundë,
Dehu duke numëruar
Deri sa të mos e dish se cili do të jetë numri i fundit:
Si të jetosh në pafundësi!
Lejo që një tufë zerosh
Të mësymë gëzimet tona të pakta,
Dhe t’i marrë ato me vete gjatë rrugës,
deri në kulmin e tyre.
Lejo që shifrat të shpërthejnë
e ta çorodisin makinën llogaritëse
të kohës a të puthjeve.
Përtej llogaritjeve, fateve,
çona verbtazi në thellësi më të rrezikshme
Çfarë teprie parafundore! –
Që është në mënyrë të parezistueshme britma e shkëlqyer i së ardhmes:
‘S’keni parë gjë ende.
Shikoni më thellë brenda jush. Ka më shumë.’
Poezi nga poeti spanjoll, Pedro Salinas.
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.