Ditët e marsit kthehen me
dritën e tyre të fshehtë
Dhe peshq të mëdhenj notojnë nëpër qiell
Avujt e mjegullt tokësor përparojnë në fshehtësi
Gjërat shkasin në heshtje një nga një
Nëpërmjet fatit, në krizat e qiejve endacak
Ti briashkon jetën e detit me atë të zjarrit
Përgjumjet gri të anijes në dimër
Tek forma e dashurisë së skalitur në kitare
O dashuri, o trëndafil i përpirë nga sirenat dhe shkuma
Flakë vallëzuese që ngjit shkallët e padukshme
Për të zgjuar gjakun në labirintin e pagjumësisë
Që dallgët të vetpërmbushen në qiell
Deti harron ngarkesat dhe tërbimet e tij
Dhe bota bie në rrjetat e errësirës
Poezia “Ditët e marsit kthehen me dritën e tyre të fshehtë”
Nga Pablo Neruda
Via https://allpoetry.com
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti