Të tjeraBëjini fëmijët të ëndërrojnë!!!!! - Nga Enkeleda Suti

Bëjini fëmijët të ëndërrojnë!!!!! – Nga Enkeleda Suti

-

Bëjini fëmijët të ëndërrojnë!!!!!

Disa kohë më parë kam pasur një reflektim personal mbi mënyrën se si është edukuar brezi im në sistemin publik arsimor. Po të mendosh me kujdes pavarësisht se ne zyrtarisht kemi bërë orë muzike, vizatim, letërsi/hartime dhe fiskulturë, në fakt këto kanë qenë lëndët më pak të vlerësuara dhe nuk besoj të ketë ndryshuar kjo qasje në sistemin tonë publik arsimor edhe sot. Në të gjithë botën muzika, vizatimi (që më vonë nëse ke prirje të con në pikturë), letërsia dhe sportet janë ndër lëndët më të vlerësuara në vitete e para të fëmijës duke qenë se janë edhe vitet më të brishta të formësimit të personalitetit të fëmijës, por edhe të ngjyrave të tij/saj personale dhe të krijmtarisë. Nuk mbaj mend kurrë të kem parë ndonjë instument muzikor gjatë viteve të para të fillores kur bënim orë muzike, por mbaj mend shumë mirë që kishim një mësuese që ne e quanim Xhuku, dhe sigurisht që unë as që e mbaj mend se si e kishte emrin e vërtetë ajo dhe të mendosh që kam qenë nxënëse ne një nga shkollat më të mira 8-të vjecare në atë kohë në kryeqytet – Shkolla Fan S. Noli. Di p.sh., që sot në Kinë ka një frenetizëm të jashtëzakonshëm për t’u mësuar fëijëve vegla muzikore, për t’i futur në banda muzike sepse kjo i socializon, është nje mënyrë e gëzar apo e trishtuar për të qëndruar me bashkëmoshatarë të tjerë. Mëson të performosh si ekip. Nëse do të jesh më vete, stërvitesh si solist. Por në band të duhet të bashkëpunosh, pasi e di që nuk fiton grupi, po po nuk fitoi grupi nuk fiton as ti. Ne kemi kultin e individit, mbase ngaqë dhe si individë nuk kemi shumë mundësi të shkëlqejmë. Dhe kur nuk arrijmë dot këtë pak gjasa kemi ta bëjmë me të tjerë. Në botë të panjohurit në rrugë do ta bënin një bandë pa pikën e stresit.

Apo në vizatim!? Mbaj mend që ora e punës me dru dhe sec kemi pasur edhe nje orë punë shtëpie, të tipit të mësonim të qepnim një kopsë etj si këto, që në fakt këtë të paktën di ta bëj, por më shumë mendoj se është meritë e sime mëje sesa e shkollës.

Apo në orën e letërisë! Doli dielli, qielli ishte blu…bla bla…kush të nxiste të kishe imagjinatë? Kush të thoshte ja ta kam shtruar tavolinën e dijes ti duhet vetëm të hash, pak nga pak, nëse do, por nëse do ja ku e ke!? S’mbaj mend. Familjet tona me vështirësitë e kohës, shumë pak mund të kenë pasur luksin të edukonin fëmijët e tyre me këto katër tematika shumë të rëndësishme.

Apo sportet? Fiskultura ishte një orë loje volejbolli, ose basketboll, ose të bëje gjoja sikur luaje, se kush e mban mend tani, por një ndjesi e largët në kohë, të mbarojmë të vishemi dhe të ikim të bëjmë ato gjërat më të rëndësishme që do na clirojnë në jetë – fizikë, kimi, matematikë, algjebër, gjeometri, vizatim teknik etj, etj. Jo se këto nuk janë të reëndësishme, por jo më të rëndësishmet. Pastaj shprehemi se nuk jemi të shëndetshëm, se jemi mbipeshë ne dhe fëmijët tanë, fëmijët e të tjerëve që kemi rrotull. Sporti në botë është stil jetese. Te gjitha shkollat në Shtetet e Bashkuara kanë ekipe të ndyshme: ekipi futbollit amerikan, etj, ku jepen bursa dhe promovohen atletët më të mirë. Se sportet të stërvisin vullnetin. Dhe nëse do të të duhet ta ngresh shtangën do ta ngesh dhe s’ke ku shkon. Sportet të nxisin të konkurrosh shëndetshëm dhe të fitosh dhe të humbasësh. A nuk bëjmë këtë edhe në jetë!? Prandaj duhet të mësohemi me sfida që të vegjël që të na rëndojë më pak më vonë.

Mendoj se fëmijët duhen edukuar dhe ekspozuar në ato skaje dhe dimensione të cilat do t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë dhe të ruajnë uniken e tyre në jetë dhe se si të gëzojnë, gëzimet dhe se si të kapërcejnë, sfidat, dështimet, humbjet. Askush nuk të përgatit për këto në jetë. Po ca mjete të vogla mund t’i jipim ende sidomos tani që kemi kaq shumë akses në informacion dhe nëse dini të përzgjidhni me kujdes, në informacion edhe shumë cilësor që nuk do t’ju kushtonte asgje vec kohës dhe energjive tuaja. Bëjini fëmijët të ëndërrojnë!!!!!

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty