Nga shume njerez qe jam, qe ne jemi
Nuk mund te zgjedh asnjerin
Ata kane humbur poshte veshjeve te mia
Ata jane nisur ne nje qytet tjeter
Kur cdo gje duket sikur do te me shfaqe si nje njeri inteligjente
I cmenduri qe fsheh ne personin tim
Pushton te foluren time dhe ma ze gojen
Ne raste te tjera, pergjumem ne mes te
Njerezve te shquar
Dhe kur une e therras veten time guximtare
Nje frikacak teresisht i panjohur per mua
Mbeshtjell skeletin tim
Ne njemije rezervime te vogla
Kur nje shtepi madheshtore shperthen ne flake
Ne vend te zjarrefikesit une therras
Zjarrevenesin ne skene
Dhe ai eshte Une
Une nuk mund te bej asgje
Cfare duhet te bej per te dalluar vetveten?
Si mund ta mbledh veten?
Te gjithe librat qe lexoj
Luanizojne figura heronjsh magjepses
Qe rrezellejne nga vetbesimi
Vdes nga zilia per ta
Dhe, tek filmat ku plumbat fluturojne ne ere
Kam zili kaubojet
Duke admiruar kuajt
Por kur therras qenien time te vrullshme
Jashte del nje vete e vjeter e lodhur, dembele
Dhe keshtu une nuk e di kurre se kush jam
As se sa shume jam, dhe as se kush do te jemi
Do te doja te mund te isha ne gjendje qe te prekja nje kembane
Dhe te therrisja veten time te vertete
Sepse nese me duhet vetja ime sic duhet
Nuk duhet te lejoj qe te zhdukem
Kur shkruaj, jam larg
Dhe kur kthehen, tashme jam larguar
Do te dija te shihja nese e njejta gje i ndodh
Njerezve te tjere sic me ndodh mua
Per te pare nese shume njerez jane sic jam edhe Une
Dhe nese ata i duken e njejta gje vetveteve te tyre
Kur ky problem te jete eksploruar me imtesi
Do te edukoj veten kaq mire per gjerat
Saqe, kur te perpiqem te shpjegoj problemet e mia
Do te flas, jo per veten
Por per gjeografine
Ne jemi shume nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia nga @nos.dejo_sergio.perissinotto