Duame duame
Deri sa te ndjesh nxehtesine
E nje flake qe dridhet
Qe digjet gjithmone
Duke mbrojtur veten nga ererat shkembore
Une jam nje mendim
Qe ai nuk e do kurre
Duke provuar duart e tua
I lire ne bote
Edhe pse une do te doja
Qe ato te ishin vetem te miat
Duame duame
Tani qe nuk kam fjale
Qe te te bej te biesh ne dashuri
Me heshtjet e mia
Te mbushura me gezim
Qe ti nuk do te jesh ne gjendje t’i shohesh
Duam serish
Vetem syte do te ta tregojne
Pasionin tim
Dhe buzet e mia
Duke te rrefyer
Gjera te veshtira per t’u thene
Ne do te jemi keto
Ndoshta nje dite
Duke perqafuar vetem aromat
E trupave tane
Pa frike
Lere mungesen qe te behet dicka e vertete
Nga Alda Merini
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti