MuzikëMuzikë FrancezeCri du coeur - Nga Edit Piaf

Cri du coeur – Nga Edit Piaf

-

Nuk është
vetëm zëri im ai që po këndon

Është ai zëri tjetër, por turmë zërash

Zërat e sotëm, ose ata të djeshmit

Zëra gazmorë, zëra diellor

Të dëshpëruar, të mrekulluar

Zëra të shkatërruar, të thyer

Zëra të buzëqeshur, të ngazëllyer

Plot me dhimbje dhe lumturi

 

Ky është zëri i një trishtimi të ri

Zëri i dashurisë së vdekur

Zëri i vagabondit të varfër

Zëri i një të mbytur që spërkat

Zëri i një fëmije që i gjuajnë me shpullë

Zëri një zogu të frikësuar

Zëri i një harabeli që po ngrin

Në trotuarin e rrugës së gëzimit…

 

Dhe gjithmonë, gjithmonë kur këndoj unë

Zogjtë këndojnë me mua

Gjithmonë, gjithmonë, ende gjallë

Zëri i tij i mjerë dridhet me mua

Dhe nëse do të thoja çdo gjë që këndon ai

Çdo gjë që kam parë dhe çdo gjë që di

Do të thoja shumë dhe jo mjaftueshëm

Dhe unë dua t’i harroj të gjitha

 

Zëra të tjerë këndojnë në një kor të vjetër

Është kujtesa e tyre ajo jo imja

Unë kam vetëm një të qarë për zemrën e mbetur

‘Nuk më pëlqen fati i keq!’…

Dhe fati i keq shkon po aq keq sa unë

Por unë e di sepse ai nuk më tremb më

Thotë se ne jemi të martuar me njëri-tjetrin

Edhe nëse është e vërtetë, unë nuk e besoj

 

I fshi lotët pa keqardhje

Nuk i nxis ato

Nëse do t’i binim alarmit

Për dhimbjet tona personale

Traneta nuk do të ‘tytynin’ kurrë

Dhe unë shikoj peisazhin

Dhe nëse ndonjehërë do të jetë i shëmtuar

Do të pres që ai të rimëkëmbet vet

 

Dhe rojet e kufirit të dëshpërimit

Mund ta çajnë gjithmonë bagazhin tim

Të më kontrollojnë dhe të më marrin në pyetje

Unë nuk kam kurrë ndonjë gjë për të deklaruar

Një ditë do ta gjej

Dhe kur t’ia shikoj fytyrën

Do ta njoh menjëherë

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=tsYmhLCGnOY

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty