Brenda dyert janë të mbylluara për të
dashuruar
Brenda zemra ime po fle
Brenda gishtërinjve të
dorashkave të mia
Brenda kockave të dorës
sime të djathtë
Brenda ftohtësisë së saj
sesa yjeve
Brenda qentë po vajtojnë
Brenda qarkut të erës
Brenda orët janë të
mbushura me rërë
Brenda ajo nuk do të më lëndojë
kurrë
Brenda kacavjerrjes së
dimrit
Brenda busullës së natës
Brenda shtresave të tokës
Jashtë yjet po kthehen
Jashtë bota ende po digjet
Brenda kohës sime është një
kuti me yje që s’kam guxuar kurrë ta hap
Brenda të lënduarit
fshehin plagët e tyre, brenda kësaj rënies së vetmuar të harabelit
Brenda këgëve të mundjeve
tona, ata flasin për traktate të thyera
Bernda kësaj ushtrie në
ripërtëritje, ne fshihemi poshtë thirrjes së bubullimës
Jashtë shiu vazhdon të
bjerë
Jashtë daullet po thërrasin
Jashtë përmbytjet nuk do të presin
Jashtë ata po godasin derën
me çekan
Dashuria është fëmija i një
lufte të pafundë
Dashuria është një plagë
ende e hapur
Dashuria nuk njeh turp
Dashuria është një shpërthim
Dashuria është zjarri i
botës
Dashuria është një yll i
dhunshëm
Një baticë shkatërruese
Dashuria është një shenjë
e zemëruar
Një dhunim, një gjymtim, një
kapitullim, një asgjesim
Brenda dështimit të dritës,
nata mbështillet rreth meje
Brenda sytë e mi e mohojnë
shikimin, nuk do të më gjesh kurrë në këtë vend
Brenda jemi të fshehur nga
drita e hënës, ne lëvizim ndërmjet hijesh
Brenda busullës së natës,
brenda kujtimit të fytyrës tënde
Jashtë muret po tunden
Brenda qentë po zgjohen
Jashtë uragani s’do të
presë
Brenda ata po godasin derën
me çekan
I ngjitem kësaj kulle
brenda kokës sime
Një shkallë spirale sipër
shtratit tim
Ëndërroj shkallët, mos më
pyet përse
Hidhem drej qiellit
Duam si fëmijë, duam si fëmijë
të vetëm
Duamë si oqean, duam si një
nënë e butë
Duam si baba, duam si një
djalë shkapërdar
Duam si një motër, duam
sikur bota sapo të ketë filluar
Duam si një gjeni, duam si
një djalë idiot
Duam si një i pafajshëm,
duam si lodrën tënde të preferuar
Duam si një virgjëreshë,
duam si një kurtizane
Duam si një mëkatar, duam
si një burrë që po vdes
Asgjesomë
Infiltromë
Shkrumbomë
Përshpejtomë
Gjymtomë
Përmbytmë
Dhunomë
Përzjemë
Përligjmë
Shkatërromë
Dashuria është si një
parazit, duam si një diell që vdes
Dashuria është si një
kriminel, duamë si një burrë në vrapim
Rrezatomë
Nënshtromë
Ngrohmë
Rikrijomë
Shënjomë
Edukomë
Thekosmë
Vlerësomë
Zgjedhomë
Mbarsmë
Emërtomë
Poshtëromë
Veçomë
Drogomë
Kalibromë
Zëvëndësomë
https://www.youtube.com/watch?v=13HymVYXpfs&list=PL4EA4DF2B2926EDC8&index=68