ARTMuzikëI love her but she loves someone else -...

I love her but she loves someone else – Nga Sting

-

Kur një burrë i moshës sime rruan fytyrën
në mëngjes,

Kush e shikon dhe e përshëndet
atë mbrapsht?

Fantazma e të atit vdekur
shumë kohë përpara gjithë këto vite?

Apo djali që ai ishte, ende
i njomë?

Apo shuma e tmerrshme e të
gjitha frikërave të tij,

Në sytë e këtij të huaji që
takohen me të?

 

Kështu, shikimi i tij
rrallë mbetet tek mjekra ose linja e nofullave

Për t’u përballur me të vërtetën
e shpirtit të tij

Janë sytë ato që ai i
shmangë, kaq i frikësuar t’i njohë

Diçka e çuditshme, e papritur,
jashtë kontrollit.

 

Ka një kohë kur një burrë
ka nevojë të mprehë refktimet e tij

Dhe të përballet me atë që
shikon pa frikë

Duhet të jesh burrë për të
pranuar vdekshmërinë

Ose të surprizohesh nga
prania e një loti

 

Ishte veç një marëveshje,
një marrëveshje praktike

E kam harruar urdhërin e
parë në librin e realistit

Mos u mashtro nga
iluzionet që i krijon vet

Dhe të biesh në dashuri me
dikë, kur ajo dashuron dikë tjetër

 

Si një shtresë dëbore në
një natë dimri

Ajo shkëlqen dhe ndriçon nën
dritën e hënës

Por në mëngjes ajo ka
ikur, sa shpejt që shkrihet

Ti ende e do atë, por ajo
do dikë tjetër

 

Dhe ku të çon ty kjo?

Ti një burrë me vizion

Ndjehesh budalla, i zemëruar,
a po humbet toruan?

Të shkatërrojë atë që ajo
do, ky është misioni yt?

Si një fantazmë me një
sëpatë për të mprehur?

Për të rifituar vetrespektin,
mbaje kokën lart si një burrë

Përdore akullin rreth
zemrës tënde përpara se ajo të shkrijë

Por s’po ia hedh askujt,
po ia hedh vetëm vetes tënde

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=7aLtvzZOr1o&t=0s&list=PLs_foHKW3RNkpFQlH1I8a62DFrtWn4mv4&index=73

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty