Të tjeraYo Viviré ((I Will Survive) - Nga Celia Cruz

Yo Viviré ((I Will Survive) – Nga Celia Cruz

-

Zëri im mund të fluturojë

Ai mund të kapërcejë

Çdo plagë

Çdo kohë

Çdo vetmi

Pa asnjë kontroll nga unë

Kënga ime formohet

Në zërin tim që buron nga
zemra ime

 

Dhe ai do të fluturojë
edhe sikur të mos dua unë

Tek rrugët më të largëta

Tek ëndërrat që s’i ëndërrova
kurrë

Ai do të jetë reflektim i
dashurisë që kam jetuar

Ai do të jetë muzika që
kemi ndjerë të gjithë

 

Dëgjojeni tingullin tim,
tingullin tim të vjetër

Ai ka çelësin e çdo
gjenerate

Tek shpriti i njerëzve të
mi

Tek lëkura e daulles

Tek duart e kërcimtarëve

Tek këmbët e kërcimtarëve

 

Unë do të jetoj, do të jem
atje

Do të jem gjithmonë ajo që
kam qenë, me sheqerin tim për ty

Do të jetoj, do të jetoj…

 

Tani edhe një herë kujtoj
atë kohë të largët

Kur u largova për të kërkuar
tek qielli i lirisë

Sa shumë miq kam lënë

Dhe sa lot kam derdhur

Dhe tani do të jetoj që
t’i gjej ato sërish

 

Të mbijetosh…

Në këtë jetë, dhe kjo është
ajo që po bëj edhe unë

Të mbijetoj…

Që njërëzit të më dëgjojnë
ende

 

Duke thyer barrierat vazhdoj
të mbijetoj

Duke kapërcyer frontiera
vazhdoj të mbijetoj

I falem Zoti për këtë
dhuratë

Ai më dha këtë zë dhe unë
ua dhuroj juve me shumë kënaqësi

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=t920avfbQY0

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty