Të tjeraSuona Chitarra - Nga Carmelo Zappulla

Suona Chitarra – Nga Carmelo Zappulla

-

Luaj, kitarë

Ti, që ke qenë shoqëruesja
e shumë

Netëve të mia të dashurisë

Luaj, kitarë

Ti ke ndarë me mua kaq
shumë duartrokitje

Dhe gjemba të zemrës sime

 

Të dua kaq shumë

Sepse ti shpreh kaq ëmbëlsisht

Të gjitha ndjenjat e mia

Dhe më shoqëron nëpër këngë
të luajtura

Mes të qeshurash dhe të
qarash

Oh, kitara ime

 

Luaj, kitarë

Kur këndoj fjalë dashurie

Të dashurës sime

Luaj, kitarë

Kur jam në shoqërinë e
miqve të mi

Deri natën vonë

 

Të dua kaq shumë

Sepse ti shpreh kaq ëmbëlsisht

Të gjitha ndjenjat e mia

Si një orkestër

Më e fortë sesa era

Oh, kitara ime

 

Të dua kaq shumë

Sepse ti më kujton ato
netët

E kaluara duke kënduar

Për njerëzit që mbanin
frymën

Për të më dëgjuar mua

Dhe mua më dukej sikur

Bëja dashuri me ty

 

Të urrej kaq shumë

Për herët kur ti nuk
tingëlloje

Nën prekjen e gishtave të
mi

Dhe mua më duhej të bëja
aq shumë përpjekje

Për të të mbajtur afër

Oh, kitara ime

 

Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=J5QT4-zqAsM

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty