PopLeonard CohenI am your man - Nga Leonard Cohen

I am your man – Nga Leonard Cohen

-

Nëse do
një dashnor

Do të bëj çdo gjë që më kërkon

Dhe nëse do një lloj tjetër dashurie

Do të vë një maskë për ty

Nëse do një partner, merre dorën time, ose

Nëse do të më gjuash kur të jesh e zemëruar

Ja ku më ke

Unë jam burri yt

 

Nëse do një boksier

Do të hidhem në ring për ty

Dhe nëse do një doktor

Do të të ekzaminoj çdo centimetër tënden

Nëse do një shofer, hidhu brenda

Ose, nëse do të më marrësh për një xhiro

Ti e di që mund ta bësh

Unë jam burri yt

 

Ah, hëna është shumë e
ndritshme

Zinxhiri shumë i shtrënguar

Bishat nuk duan të flenë

Kam vrapuar përgjatë gjithë
këtyre premtimeve

Që të bëra dhe që s’i
mbajta dot

Ah, por një burrë se ka
marrë kurrë mbrapsht një grua  

As duke iu lutur më gjunjë

Ose, do të zvarritesha për tek ty zemër dhe do të të bija më
gjunjë

Dhe do t’i hungërija bukurisë tënde si një qen në afsh

Dhe do të zvarritesha për tek zemra jote, dhe do të qaja tek çërçafi
yt

Do të thoja të lutem (të lutem)

Unë jam burri yt

 

Dhe nëse do të bie në gjumë në një çast rrugës

Do të ngas unë për ty

Dhe nëse do ta bësh rrugën vetëm

Unë do të zhdukesha për ty

Dhe nëse do një baba për fëmijën tënd

Ose vetëm të ecësh me mua në rërë

Unë jam burri yt

 

Nëse do një dashnor

Do të bëj çdo gjë që më kërkon

Dhe nëse do një lloj tjetër dashurie

Do të vë një maskë për ty

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=YuCpTi0EtbU&list=PLwjD81rPeQqXrMf0u_3Qk5Ye4X_2ddQjQ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty