Të tjeraCheek to Cheek - Nga Louis Armstrong & Ella...

Cheek to Cheek – Nga Louis Armstrong & Ella Fitzgerald

-

 

Parajsë,
jam në parajsë

Dhe se si më rreh zemra sa nuk flas dot

Dhe më duket sikur gjej lumturinë që po kërkoj

Kur jemi duke vallëzuar së bashku faqe më faqe

Po, parajsë, jam në parajsë

Dhe përkëdheljet që më rrethojnë gjatë javës

Duket sikur zhduken si fati i një kumarxhiu

Kur jemi duke vallëzuar së bashku faqe më faqe

Oh do të doja t’i ngjitesha malit

Dhe të arrij majën më të lartë

Por kjo nuk më emocionon as sa gjysma

E vallëzimit faqe më faqe me ty

Oh do të doja të shkoja për peshkim

Në një lum apo në një përrua

Por nuk do ta shijoja aq sa gjysma e

E vallëzimit faqe më faqe me ty

Tani, mamush, vallëzo me mua

Dua krahët e tua rreth meje

Sharmi yt

Do të më mbajë, po

Parajsë, jam në parajsë

Dhe se si më rreh zemra sa nuk flas dot

Dhe më duket sikur gjej lumturinë që po kërkoj

Kur jemi duke vallëzuar së bashku faqe më faqe

 

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=0rELTWvW3sA&list=PL3pctQbN4Iiu2mDqf1GO7EhQHbYwfsbeR

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty