PopLeonard CohenAin't no cure for love - Nga Leonard Cohen

Ain’t no cure for love – Nga Leonard Cohen

-

Të desha për një kohë të gjatë

E di se kjo është dashuri
e vërtetë

Nuk ka fare rëndësi përse
eci keq

Kjo s’do ta ndryshojë mënyrën
se si ndjehem

Dhe nuk besoj se koha

Do ta shërojë plagën për të
cilën po të flas

Nuk ka kurë për dashurinë…

 

Unë vuaj për ty zemër

Nuk mund të hiqem sikur
nuk jam

Dua të të shikoj lakuriq

Në trupin dhe mendimet e
tua

Më je bërë si një zakon

Nuk më mjafton kurrë

Nuk ka kurë për dashurinë…

 

Të gjitha anijet kozmike
po ngjiten drejt qiejve

Librat e shenjtë janë
hapur gjerë e gjatë

Doktorët punojnë ditë e
natë

Por ata nuk do ta zbulojnë
dot kurrë një kurë prë dashurinë

(Nuk ka pije, as drogë),
thuajuani atyre, ëngjëj

(Nuk ka asgjë të pastër që
të mjaftojë për dashurinë)

 

Të shikoj në metro dhe të
shikoj në autobuz

Të shikoj shtrirë me mua,
të shikoj të ngrihesh

Shikoj kokën tënde, flokët
e tu

Varëset dhe krëhërin tënd

Dhe të thërras

Por nuk thërras mjaftueshëm
butë

Nuk ka kurë për dashurinë…

 

Eca në këtë Kishë të zbrazët,
nuk kisha ku të shkoja tjetër

Kur zërin më të ëmbël
ndonjëherë e dëgjoja t’i pëshpëriste shpirtit tim

Nuk kam nevojë për falje
pse të dua kaq shumë

Është shkruar në shkrimet
e lashta

Është shkruar në gjak

Madje dëgjova edhe ëngjëjt
që të deklaronin nga sipër

Se nuk ka kurë për
dashurinë…

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=F24VqlFBvrU&t=0s&list=PLwjD81rPeQqXrMf0u_3Qk5Ye4X_2ddQjQ&index=38

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty