KINEMATOGRAFIStanley KubrickFILMI, ARTI & JETA SIPAS Stanley Kubrick

FILMI, ARTI & JETA SIPAS Stanley Kubrick

-

‘Unë mendoj se, gabimi i madh në
shkolla, është përpjekja për t’i mësuar fëmijëve ndodnjë gjë, si edhe duke përdorur
frikën si motivacionin bazë. Frikë nga marrja e notave ngelëse, frikë nga
mosqënia me klasën tënde, etj. Interesi mund të prodhojë të mësuarit në një
shkallë krahasuar me frikën si ai i një shpërthimi nuklear ndaj një
fishekzjarreje.’ – Stanley Kubrick

 

‘Fakti
më tmerrues rreth Universit, është jo se ai është armiqësor, por se ai është
indiferent, por nëse ne arrijmë të përballojmë këtë indiferencë, atëherë
ekzistenca jonë si specie mund të ketë një kuptim të vërtetë. Sado e madhe që
të jetë errësira, ne duhet të furnizohemi me vet dritën tonë.’ – Stanley
Kubrick

 

‘Unë
nuk e di gjithmonë se çfarë dua, por e di se çfarë nuk dua.’ – Stanley Kubrick

 

‘Nëse
mund të shkruhet, apo mendohet, atëherë mund të bëhet edhe film.’ – Stanley
Kubrick

 

‘Nëse
mund të flisni në mënyrë të shkëlqyer mbi një problem, atehërë mund të krijosh
iluzionin ngushëllues që je mjeshtër i saj.’ – Stanley Kubrick

 

‘Kombet
e mëdha gjithmonë kanë qenë gangstere, ndërsa të voglat prostituta.’ – Stanley
Kubrick

 

‘Një
film është – ose duhet të jetë – më shumë si muzikë se sa si trillim. Ai duhet
të jetë një progresion gjendjesh humori dhe ndjenjash. Tema, ajo që qëndron pas
emocionit, kuptimi, të gjitha këto vijnë më pas.’ – Stanley Kubrick

 

‘Vëzhgimi
është një art në vdekje.’ – Stanley Kubrick

 

‘Nuk
kam qenë i sigurt nëse morali i historisë së Ikarit duhe të jetë, siç pranohet
gjerësisht, si ‘mos u përpiq të fluturosh shumë lartë,’ ose nëse ajo mund të
mendohet gjithashtu si ‘harroji puplat dhe dyllin, dhe merru më shumë me
krahët.’ – Stanley Kubrick

 

‘Të
vdekurit dinë vetëm një gjë, është më mirë të jesh gjallë.’ – Stanley Kubrick

 

‘E
gjithë ideja e Zotit është absurde. Nëse vlen për gjë, (filmi) ‘2001’ tregon
se, ajo që disa njerëz e quajnë ‘Zo’ është thjesht një pranimi i vet injorancës
së tyre. Ajo që ata nuk e kuptojnë, ata e quajnë ‘Zot’. – Stanley Kubrick,
intervistë 1963

 

‘Nuk
mësova kurrë asgjë në shkollë dhe nuk kam lexuar asnjë libër për kënaqësinë
time deri sa u bëra 19-të vjeç.’ – Stanley Kubrick

 

‘Nëse
shahu ka një marrëdhënie me filmbërjen, ajo ka të bëjë me atë mënyrën se si ai
ju ndihmon që të zhvilloni durimin dhe disiplinën kur ju duhet të zgjedhnin
ndërmjet alternativave në një kohë të dhënë kur një vendim impulsiv ju duket
shumë tërheqës.’ – Stanley Kubrick

 

‘Ekrani
është një instrument magjik. Ai ka një fuqi të tillë saqë të mbajë interesin të
gjallë ndërsa shpalos emocione dhe gjendje hmori që nuk mund ti kapë asnjë formë
tjetër arti.’ – Stanley Kubrick

 

‘Libri
mund të jetë edhe kapele.’ – Stanley Kubrick

 

‘Kur
njeriu nuk zgjedh dot, atëherë ai nuk është më njeri.’ – Stanley Kubrick

 

‘Një
njeri shkruan një roman. Një njeri shkruan një simfoni. Është thelbësore që një
njeri të bëjë një film.’ – Stanley Kubrick

 

‘Kurrën
e kurrës mos qëndroni afër pushtetit. Mos u miqësoni me askënd që ka pushtet të
vërtetë. Është e rrezikshme.’ – Stanley Kubrick

 

‘Shkatërrimi
i këtij universi nuk do të thotë asgjë në nivel kozmik.’ – Stanley Kubrick 
 

‘Unë
kam një grua, tre fëmijë, tre qen, dhe shtatë mace. Unë nuk jam Franz Kafka, që
rri ulur dhe vuan vetëm.’ – Stanley Kubrick 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty