Të tjeraDuhet t’u hapim njerëzve ‘oreksin’ dhe t’i tregojmë se...

Duhet t’u hapim njerëzve ‘oreksin’ dhe t’i tregojmë se çfarë kënaqësie është dhe se çfarë do të thotë të bëhesh një njeri i bukur. Nga Enkeleda Suti

-

Nga Enkeleda Suti 

Aktualisht, kultura e
konsumerizmit dhe shoqëria konsumeriste janë një
tendencë dhe sfidë globale dhe jo vetëm në Shqipëri, e cila priret më së shumti
nga përmbushja e nevojave dhe ‘orekseve’ të çastit dhe pa një vizion më të
gjerë dhe më largpamës për t’u vetstimuluar intelekualisht dhe shpirtërisht
nëpërmjet një lloj pasurimi kaq të çmuar që mudn të ta dhurojë vetëm letërsia e
mirë dhe e vërtetë. Sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, perhapja kaq e gjërë
e teknologjisë, smartfonëve, shërbimeve celulare (duke përfshirë edhe
Internetin e Gjërave) dhe megatrendet botërore të marrjes së informacionit në
formë audiovizive (si p.sh., nëpërmjet Youtube, Netflix etj), duke i çuar
njerëzit në kërkimin e mediumeve sa më të shpejta, sa më të thjeshta dhe pa
shumë angazhim (apo pa angazhim fare) për të mësuar dhe për t’u kulturuar e
lartësuar mendërisht. Edhe televizioni që mund të luajë dhe që absolutisht
duhet të luajë një rol thelbësor dhe shumë të rëndësishëm nëpërmjet informimit
se ku është, në çfarë faze është aktualisht bota dhe se ku po shkon ajo,
tendencat e zhvillimet më të fundit, nxitja, stimulimi dhe drejtimi drejt
letërsisë së mirë e të vërtetë, janë tërësisht të kthyera në kanale informimi
konsumeriste (shumicë e kohës ‘copy – paste’ lajmesh nëpër portale dhe media
sociale online), për të mos thënë që në shumicën e rasteve postohen,
publikohen, i jipet vëmendje lajmeve qesharake dhe/ose banale të cilat nuk
mbartin asnjë vlerë, moral, mesazh, ide, nuk kanë një “big picture”, dhe që
motivohen thuajse vetëm nga raporti klikim për lajm përkundrejt sponsorizimit
të reklamave. Mediat tona audiovizive janë kryesisht të fokusuara në politikë,
në lajmet e ditës, dhe historiçkat rozë të të ashtuquajturve VIP-a, të cilët
nuk duhet të ofrohen dhe shërbejnë kryesisht si ‘role model-e’, dhe tek tuk
disa TV Shows, të cilat gjithashtu janë me përmbajtje argëtimi, por të cilave
iu mungon përmbajtja e thellë, në dije, edukim, kulturë, që të shërbejnë për
t’i hapur njerëzve mendjen dhe shpirtin, nevojën tonë të domosdoshme, të
njeriut, për jetuar intelektualisht dhe shpirtërisht dhe jo vetëm materialisht,
çka është ajo që na ofrohet tani. Gjenerata e re (apo ata që quhen millennials,
të lindurit e pas viteve 1984 dhe që janë rritur dhe kanë jetuar me internetin
dhe teknologjinë) kërkon lavdi të menjëhereshme pa angazhim dhe vullnetin për
t’iu përkushtuar vetëmësimit, vetnxënies, të qenit autodidakt përmes leximit,
etj dhe duke qene 24 orë/7 ditë të javës online, jane thuajse tëresisht të
shkëputur nga libri, nga leximi. Por ne e dimë shumë mirë se të lexosh atë
letërsinë e mirë, të vërtetën, të madhështoren duhet angazhim dhe vullnet
personal, kërkohet kuriozitet për të mësuar, për t’u zhytur më thellë, për të
zgjeruar dhe zhvilluar veten papushi, për stimulimin e mendjes dhe zgjerimin e
horizontit intelektual, kulturor, mendor dhe shpirtëror. Dhe mbi të gjitha këto
janë aktivitete të cilat bëhen vetëm dhe jo në kolektiv dhe se për t’u bërë
duhet kohë, të gjitha gjërat kanë nevojë për kohën e vet. Gjithashtu nuk duhet
të harrojmë se tendencat që po nxit media sot janë tërësisht të drejtuara nga
paraqitja dhe forma e gjërave apo fenomeneve dhe jo drejt bukurisë së brendshme
që duhet edukuar. Të gjitha këto justifikohen me “Kështu bëjnë të gjithë!” Kur
flasim për librin dhe letërsinë e mirë shtëpitë botuese duhet gjithashtu të
luajnë një rol më proaktiv dhe të gjejnë forma alternative të drejtimit dhe
tërheqjes së lexuesit drejt leximit. Tani që flasim shtëpitë tona botuese edhe
ato më të mirat, kanë mbetur tek kanalet e furnizimit të librarive dhe krijimit
dhe postimeve në faqet e tyre në mediat sociale, por sot, në kohët kaq dinamike
që po jetojmë dhe ku e gjithë lufta nga çdo kanal i mundshëm drejtohet nga
kapja e vëmendjes së njerëzve, nuk mjaftojnë. Duhet ta rimendojnë dërgimin e
librit tek lexuesi, duhet të jenë krijues dhe novatorë. Një kulturë
konsumeriste dhe shoqëri konsumeriste kanë të bëjnë me vetëm me konsumimin
material dhe në çast të gjërave. Ndërsa, ne jemi ende në fazën e konsumerizmit
të dukkeve, bota po artikulon tezat e post-konsumerizmit, drejt thjeshtësisë,
apo siç na pëlqen neve që të shprehemi “pak e saktë”, të jenë në ato gjëra që
ndodhin tani dhe tani, se si të arrijnë bukurinë e brendshme, dhe se si të
investojnë në kapitalin mendor, intelektual dhe shpirtëror dhe jo atë material.
Në fakt, ajo që duhet të mundësonte teknologjia duke qenë kaq e disponueshme,
për të gjithë ne, së bashku me internetin dhe aksesin kaq të madh që ne kemi
ndaj burimeve të pakufizuara të dije, e vetmja gjë që duhhet është shtysa e
brendshme, stimuli mendor për të mesuar, për t’u vetzhvilluar dhe guximi për të
shkuar përtej, gjithmonë. Gjeneratat përpara nesh janë rritur dhe ekspozuar
vetëm ndaj TV dhe radio, por gjenerata e sotshme ka akses nӓ çdo gjë, e vetmja
gjë e që ne, ata duhet të kenë është oreksi intelektual, që fatkeqesisht mungon
dhe që, nga ana tjeter, edhe konfirmohet dhe konformohet nga ajo që
transmetojnë dhe ku e si investohen sot mediat tona audiovizive të “thara” nga
arti, kultura, muzika, letersia e mirë etj etj. Më ka pëlqyer gjithmonë një
shprehje shumë e famshme e Carl Rogers, i cili ka thënë diçka pak a shumë si
kjo, “Unë nuk besoj në vlerën e mësimdhënies; ai që do të mësojë mëson. E
shumta që mund të bëjë një edukator, një mësues është që të shtrojë tavolinën
dhe të tregojë se sa e shijshme është e gjitha kjo.” Duhet t’u hapim njerëzve
‘oreksin’ dhe t’i tregojmë se çfarë kënaqësie është dhe se çfarë do të thotë të
bëhesh një njeri i bukur. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty