KINEMATOGRAFIAlejandro JodorowskyÇFARË ËSHTË SOT ZOTI? – PARAJA!!! Nga Alejandro Jodorowsky

ÇFARË ËSHTË SOT ZOTI? – PARAJA!!! Nga Alejandro Jodorowsky

-

Çfarë është Zoti?

Sot…kush është Zoti, sot?

Paraja!

 

Unë kam studiuar me një mjeshtër Zen për 5 vite, në Meksikë.
Mendoj se, ai është një nga pesë njerëzit e ndershëm që kam takuar në jetën
time. Ai është një japonez që emigroi në Meksikë. Ai më ka ndryshuar jetën.

 

Filmi im,‘El Topo’ (Miu),është ndikuar prej tij. Kështu që,
ardhja ime në Japoni më kujton atë. Njëherë, ai më shpjegoi se çfarë do të
thoshte të ishe një mjeshtër Zen. Ai më rrefeu historinë e një mjeshtri Zen qëi
duhet të mbante një fjalim. Mjeshtri Zen u ul, dhe nëçastin kur ai ishte gati të
fillonte të fliste, një zog filloi të këndonte. Mjeshtri Zen qëndroi i heshtur
dhe dëgjoi zogun teksa këndonte. Kur zogu përfundoi së kënduari, mjeshtri Zen u
ngrit, u tha atyre se ky ishte fjalimi dhe u largua.

 

A mos ka edhe këtu ndodnjë zog që të këndojëdhe unë tëlargohem?
Epo, mesa duket do të më duhet të këndoj vetë.

 

Pyeta veten se çfarë ishte kjo histori? Çfarë thotë zogu?
Zogu nuk thotë asgjë, ai këndon natyrshëm, kështu që, edhe unë do të këndoj. Unë
jam duke kënduar në këtë moment që po flas me ju. Si mund të jem duke kënduar
unë tani? Si mund të këndoni ju tani?

 

Së pari, kur largohen retë e zeza të fjalëvenë mendje, në
heshtjen tuaj shpirti juaj këndon. Fjalët janë tek intelekti, kur nuk ka fjalë
në mendje, mendja ime këndon, kur nuk ka ndjenja negative në zemrën time, zemra
ime këndon, kur nuk ka ndjesi sheqtësuese në seksin tim, seksi im këndon, kur
trupi im, si tani, nuk është duke kryer veprime të kota, trupi im këndon.

 

UNË JAM MENDJE, ZEMËR, SEKS, TRUP DHE SHPIRT.

 

Shpirti këndon kur është i lirë, kur nuk ka emër, moshë,
kombësi, përkufizime. Epo, ja ky është një zog që këndon, apo një shpirt që këndon.

 

Mendja ime, do të dijë më shumë sepse çdo gjëështë në
ndryshim të vazhdueshëm. Zemra ime, do të lidhet më shumë, me realitetin, seksi
im kërkon që të krijojë më shumë, të krijojë dhe të japë. Dhe trupi im do të
jetojë më shumë.

 

Mendoj se, gëzimi i zogjve që këndojnëështë se ata ndjehen
të gjallë. Kur zogu ështënë një pemë, ai është në pemë! Nëse ai nuk është në
pemë, atëherë ai nuk është gjëkundi. Kur ju jeni këtu, ju jeni plotësisht këtu,
dhe nuk jeni diku tjetër.

 

Këtu, unë shikoj mendje pa kufi, zemra pa kriticizëm, seks
dhe trupa krijues që dinë të mos merren me gjëra tëkota. Gjërat mëtëpadobishme
në jetët tona, janë shpresa dhe frika.

 

Si, ‘Nëse unë dua diçka që nuk e kam’;

Si, ‘Unë kam frikë të humbas atë që kam’.

 

Por ne jemi shumë mirëkëtu tëulur, pa shpresa dhe pa frikë.

 

Çfarëështë Zoti?

Çfarëështë Zoti, sot?

 

Paraja!

Po, po aq të vjetra sa Zoti Jehovait, Krishti, Mahoma, të
gjithë Zotët me shumë emra.

Edhe Zotët e parasë gjithashtu, kanë shumë emra – dollar,
jen, pound, por është e njëjta gjë, është nevoja për të mbijetuar në shoqërinë
tonë e cila është teknike, por gëzimi i zogjve nuk ka të bëjë me paratë apo me
teknikën, megjithatë pa para dhe teknikë nuk ka gëzim.

 

Jeta është si një lumë, pa para dhe pa shpresa ti duhet të
hidhesh në lumë. Puno për të marrëpara, por jo për të pasur gjëra, por për të zhvilluar
shpirtin, për të marrë vetëm atë sasi të mjaftueshme, zvogëloje atë frikën që
na bën të jemi kaq ambicioz, zvogëloje atëshpresën që na bën të besojmë se ajo
që kemi na bën të dobishëm. Mendoni se, paraja është një komoditet që duhet ta
ndani, nëse unë kam, por ju nuk keni, atëherë nuk kam as unë, nëse nuk e ndaj
ushqimin tim, atëherë as unë nuk mund të ha.

 

Nëse e mbyll veten, atëherë unë nuk jam duke jetuar, duhet
të qëndroj i hapur ndaj dashurisë. Qëllimi i jetës duhet të jetë qëllimi i jetës,
çdo njeri që mbyll veten është duke shkatërruar planetin – të mbyllesh në një
moshë, në një kombësi, në paragjykime, në ide të vjetra fallco, të cilat janë
duke e shkatërruar planetin.

 

Cfarë tjetër?

Kaq!

 

E shikoni, unë nuk jam një mjeshtër, nëse do të isha një
mjeshtër do t’ju ngrija në ajër dhe do të më mungonte një krahë dhe do të isha
kështu (11:38). Përse? Sepse dishepulli i parë i Dharmas, e preu krahun e vet në
mënyrë që ta bënte mjeshtrin e vet që ta dëgjonte atë. Kështu, Zen u transmetua
nga një njëri tek një tjetër, nga një njeri me një krahë. Nëse do të mendoja të
prisja krahët dhe këmbët e mia, edhe nëse do të prisja kokën time, ajo do të
rrëzohej duke buzëqeshur.

 

Kështu e kuptoj unë – ZEN.

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=eMJxP78nnvY

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty