ARTArt DixhitalINTELIGJENCA ARTIFICIALE: A MUND TA KONTROLLOJMË ATË?

INTELIGJENCA ARTIFICIALE: A MUND TA KONTROLLOJMË ATË?

-

Financial
Times, 2016

 

Nick Bostrom, filozof i Universitetit të Oxford-it, beson
se, inteligjenca artificiale është mundësia dhe kërcënimi më i madh i botës. Shkencëtarët
numërojnë të paktën pesë ngjarje të zhdukjeve masive të specieve përgjatë historisë
së planetit tonë, kohë në të cilat një numër i madh speciesh janë fshirë nga
planeti në një periudhë kohore relativisht të shkurtër. Me shumë mundësi tani
mund të jemi duke jetuar ngjarjen e gjashtë, këtë herë të shkaktuar nga vetë
njeriu. Por a mund të jenë vetë njerëzit specia tjetër që do të zhduket në këtë
rast?

 

Këto lloj pyetjesh janë ato që shqetësojnë stafin e
Institutit të së Ardhmes së Njerëzimit pranë Universitetit të Oxford-it. Qendra
është një seksion i Shkollës Martin të Oxford-it, themeluar në vitin 2005 nga
James Martin, shpikës teknologjik dhe sipërmarrës, i cili renditet ndër donatorët
më të mëdhenj të Universitetit të Oxford-it.

 

Bostrom, e bën të qartë se, ai dhe stafi i tij nuk janë
të interesuar mbi katastrofat e jetës së përditshme; ata merren vetëm me gjërat
e mëdha: ‘Ka shumë gjëra që mund të
shkojnë dhe që kanë shkuar keq përgjatë historisë – si tërmete, luftra, murtajë
apo gjësend. Por ka diçka që nuk ka shkuar keq asnjëherë; të paktën deri tani
ne nuk kemi shkatërruar kurrë ne hisotirnë tonë të ardhmen e njerëzimit.’  

 

Duke i paraprirë pyetjes tjetër të dukshme, Bostrom
argumenton se, është tërësisht e justifikueshme t’i përkushtosh burime studimit
të kërcënimete të tilla sepse, edhe përse ato mund të duken të largëta, rreziku
i tyre është i tmerrshëm. ¨Zhmangia e
katastrofave në të ardhmen (duke hamendësuar që kjo është e mundur)  do të sillte shumë më shumë përfitime për një
numër më të madh njerëzish sesa zgjidhja e problemeve të ditëve të sotme të
tilla si kanceri ose varfëria ekstreme. Numri i jetëve të shpëtuara në të ardhmen
do të ishte shumë më i madh, veçanërisht nëse ‘civilizimi tokësor’, sicç e quan
ai, përhapet tek yjet dhe galaktikat e tjera’.
‘Ne kemi nje interes të veçantë tek teknologjitë e së ardhmes të cilat
potencialisht mund të transformojnë gjendjen njerëzore në disa mënyra thelbësore,’

thotë ai.

 

Pra çfarë qëndron në krye të listës së insitutit përsa i
takon kërcënimeve ekzistenciale? Një kërënim i krijuar nga vet njeriu: së kërkimet
e përshpejtuara mbi inteligjencën artificiale mund të çojnë në krijimin e një
‘superinteligjence’ që mund të kërcënojë mbijetesën tonë. Filozofi 43 vjeçar vet
është një ekspert i shquar mbi inteligjencën artificiale dhe autori i librit ‘Superinteligjenca’, një libër befasues
dhe i debatueshëm, që përshkruan atë që ai e përshkruan si ‘me shumë mundësi sfidën më të rëndësishme dhe më të frikshme me të cilën
është përballur ndonjëherë njerëzimi.’

 

‘Përpara perspektivës
së një shpërthimi të inteligjencës, ne njerëzit jemi si fëmijët e vegjël që po luajnë
me një bombë. Kaq e madhe është mospërputhja ndërmjet fuqisë së lojës sonë dhe
mungesës së maturisë në sjelljen tonë,’
shkruan ai.

 

Shkencëtarë të tjerë udhëheqës dhe sipërmarrës në fushën
e teknologjisë, i kanë bërë jeohnë shqetësimeve të Bostrom. Shkencëtari më i
famshëm britanik, Stephen Hawking, zeri sintetik i të cilit është mundësuar nga
një formë bazë e inteligjencës artificiale, ka qenë ndër ata që kanë folur më
shumë mbi këtë çështje. ‘Zhvillimi i një inteligjence të plotë artificiale do të
thoshte fund i rracës njerëzore,’ i ka thënë ai njëherë BBC-së.

 

Elon Musk, sipërmarrësi miliarder që qëndron pas  Tesla Motors dhe një investitor aktiv në fushën
e inteligjencës artificiale, ka shkruar në tweeter: ‘Ia vlen të lexosh librin mbi superinteligjencën nga Bostrom. Ne duhet
të jemi shumë të kujdesshëm me inteligjencën artificiale. Potencialisht ajo është
më e rrezikshme sesa armët bërthamore.’

 

Megjithëse, Bostrom ka një reputacion si parashikues në
fushën e inteligjencës artificiale, ai e fillon diskutimin tonë duke theksuar
premisën e jashtëzakonshme të inteligjencës së makinës, në periudhë aftashkurtër
dhe afatgjatë. ‘Unë jam shumë i
entuziazmuar nga inteligjenca artificiale dhe mendoj se, do të ishte një
tragjedi nëse kjo lloj superinteligjence nuk do të zhvillohet kurrë.’
Ai
thotë se, qëllimi i tij kryesor, modest dhe mesianike, është të ndihmojë që të
sigorhet që ky lloj tranzicioni epokal të kalojë me sa më butë, duke qenë se,
njerëzimi ka vetëm një mundësi për ta bërë atë siç duhet.

 

‘Kaq shumë është
në lojë saqë ia vlen të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të maksimizuar mundësitë
e një rezultati të mirë,’
thotë ai. ‘Inteligjenca
artificiale, nuk është thjesht një instrument tjetër i hatashëm ose diçka e vogël
për të luajtur. Ajo është shpikja e fundit që njerëzimit do t’i duhet të bëjë
ndonjëherë.’
Në revolucionin industrial, shpjegon ai, ne automatizuam shumë
punë fizike për të zhilluar muskuj artificialë. ‘Me inteligjencën artificiale
ne do të automatizojmë mendimet njerëzore, fuqinë trunore të njeriut. Është e vështirë
të mendosh për ndonjë fushë të rëndësishme të jetës njerëzore që nuk do të prekeshe
nga diçka e tillë në një mënyrë apo në një tjetër.’

 

‘Nëse do të
arrijmë ndonjëherë në stadin në të cilën kompjuterat mund të dizenjojnë
kompjuterat, atehërë inteligjenca artificiale do të përshpejtonte procesin e
zbulimit’,
argumenton ai. Të gjitha shpikjet që mund të jenë bërë nga
njerëzimi gjatë 40,000 viteve të fundit do të kompresoheshin në të ardhmen e afërt,
duke hapur mundësinë e kolonizimit të hapësirës ose ndalimin e plakjes së
njeriut.

 

Një nga faktorët më të mëdhenj të panjohur është se sa
shpejt mund të zhvillojmë ne Inteligjencën e Makinës në Nivelin e Inteligjencës
Njerëzore – nëse kjo do të jetë e mundur ndonjëherë. Tek libri i tij Superinteligjenca, Bostrom ka cituar një
studim të një prej shumë ekspertëve më të mirë të botës mbi inteligjencën
artificiale, të kryer nga Nils Nilsson, një shkencëtar amerikan udhëheqës në
fushën e kompjuterave. Bazuar në këtë studim, Nilsson ka vlerësuar një mundësi
10% të zhvillimit të kësaj niveli inteligjence tek makineritë deri në vitin
2030, 50% deri në 2050 dhe 90% deri në 2100.

 

Megjithatë, Stuart Russell, profesor i shkencave kompjuterike
pranë Universitetit të Kalifornisë, Berkley, thotë se, aftësia e komunitetit
shkencor për parashikimin e zbulimeve të mëdha shpesh është i kufizuar, duke
cituar shembullin e fuqisë bërthamore. Në shtator të vitit 1933, fizikanti i
shquar Ernest Rutherford ka dhënë një fjalim në të cilën ai ka thënë se kushdo
që prashikonte se energjia mund të rridhte nga transformimi i atomit ‘është
duke thënë dokrra’. Ditën tjetër shkencëtari hungarez Leo Szilard e zbërtheu këtë
nga pikpamja konceptuarle se si mund të arrihej ajo.

 

‘Hendeku ndërmjet
pohimeve autoritare mbi pamundësinë teknologjike dhe ‘mrekullisë së të
kuptuarit’
…që e bën të pamundurën të mundur, ndonjëherë nuk mund të
matet në shekuj…por në orë,’ ka shkurar Russel për faqen e internetit
edge.org.

 

Vetë Bostrom është i kujdesshëm në bërjen e ndonjë
parashikmi rreth të ardhes së afërt. Është e mundur, thotë ai, që dikush mund të
kapërcejë një ‘mur falsë’ konceptual, duke hapur një fushë të pastër përpara
nesh duke na mundësuar zbulime të shpejta. Por pas së gjithash, ne kemi kaluar
edhe më parë ‘stina dimërore’ lidhur me inteligjencën artificiale, ku avancimet
befasuese janë pasuar nga progrese shumë të ngadalëta.

 

Aftësia e njeriut për të strategjizuar dhe planifikuar në
kuadër të rrethanave në ndryshim është tejet e vështirë për tu replikuar.
Megjithatë, suksesi i fundit i AlphaGo, një program i krijuar nga Google
DeepMind, për të mundur kampionin e botës në lojën e vjetër ‘Go’, sugjerojnë se,
në fakt jemi duke ecur më shpejt nga sa mund të mendojmë. Kur u publikua libri
Superintelgjenca, parashikimi ishte se do të duhej një dekadë për inteligjencën
artificiale për të mundur lojëtarin më të mirë njeri. Në vend të kësaj, AlphaGo
e arriti këtë këtë vit, ‘Progresi në fushën
e inteligjencës artificiale ka qenë edhe më i shpejtë dy vitete e fundit nga sa
mund të mendonin njerëzit,’
thotë Bostrom.

 

Një shumë e madhe parash po hidhen në inteligjencën
artificiale nga kompanitë teknologjike, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe
nga Kina. Google, e cila bleu DeepMind me bazë në Londër në vitin 2014, e ka
kthyer inteligjencën artificiale në një prioritet të saj. Facebook, Baidu,
Microsoft dhe IBM gjithashtu po investojnë shumë në fushën e kërkimit dhe në
aplikimin e programeve të të mësuarit me makina në aktiviteteve të tyre tregëtare.
Kaq e madhe është kërkesa saqë rroga vjetore për një specialist të inteligjencës
artificiale në Silicon Valley është reth 400,000 dollarë në vit.

 

Disa akademikë janë të shqetësuar se, shumë nga kërkimet
më të fundit në fushën e inteligjencës artificiale është duke u kryer nga
koprporatat private, dhe jo nga universitetet publike. A duhet të jetë një
teknologji e tillë kaq e zhvilluar në duart e këtyre entiteteve të pasura dhe të
pushteteshme, të cilët janë më shumë të shqetësuar me mundësitë tregtare që këto
zhvillime paraqesin sesa me shpërndarjen e njohurive?

 

Megjithatë, Bostrom, është i shqetësuar që kërkimet e
fundit mbi inteligjencën artificiale mund të jenë shumë të hapura sesa shumë të
mbyllura. Një nga zhvillimet më interesante të fundit në debatin e inteligjencës
artificiale ishte krijimi vjet i OpenAl, mbështetur nga Elon Musk dhe tek të
tjerë të ndriçuar të tillë si Peter Thiel dhe Reid Hoffman. Qëllimi i saj i
deklaruar është krjimi i një kompanie kërkimore jofitimprurëse e cila do të
ishte përfituese për njerëzimin si një e tërë. OpenAl do të inkurajojë kërkuesit
e saj të publikojnë punën e tyre, të ndajnë patentat që ata zhvillojnë dhe të
bashkëpunojnë lirshëm me institucionet e jashtme.

 

Por Bostrom nuk është i bindur që ky angazhim për
rrjedhjen e lirë të informacionit është një virtyt kaq vetevident. Së fundmi,
ai ka shkurar një analizë mbi rrezikun e një transparence shumë të madhe në
publkimin e kërkimeve, duke marrë në konsideratë faktin se inteligjenca
artificiale mund të përdoret për qëllime të dëmshme si edhe qëllime të mira. Pika
më e fortë e OpenAl, sipas këndvështrimit të Bostrom, është se ajo është një
organizëtë jofitimprurëse që synon promovimin e inteligjencës artificiale si një
përfitim universal. Nëse do të arrinim ndonjëherë inteligjencën artificiale,
thotë ai, do të ketë shumë avantazhe për të gjithë ne. (‘Do të kishim
Krishtlindje gjatë të 365 ditëve të vitit.’) Megjithatë, ai është i shqetësuar
që kërkues të tjerë më pak skrupuloz, të cilët do të nxiten drejt zhvillimit të
inteligjencës njerëzore tek makineritë do t’i kalojnë zhvillimet e tjera, veprime
të cilat mund të lënë mënjanë ngritjen e mekanizmave të sigurisë mbi këtë gjë
ose madje edhe të mund të përdoren për qëllime shkatërruese.

 

‘Nuk njoh askënd
që do të advokonte që programi kompjuterik për armët vdekjeprurëse autonome të
lihej si një burim i hapur,’
thekson ai. Ai është gjithashtu i shqetësuar se
diktatorët që janë duke shtënë në dorë teknologjitë e fundit të mbikëqryjes dhe
ato të parashikimit. ‘A është gjë e mirë
që t’i japim mundësinë despotëve potencial të mbrojnë vetëveten kundër rebelimeve
dhe konspiracioneve duke i vënë në dispozicion teknologji të tilla?’
pyet
ai.

 

Një debat është ndezur tashmë mbi ndikimin që
inteligjenca artificiale do të ketë mbi privacinë dhe punësimin. Mësimi me
makineritë mund të përdoret për përpilimin e profileve të pabesueshme dixhitale,
duke përzier bashkë profilet e mediave sociale, historitë e kërkimit të individëve
në internet dhe gjurmimin e vendndodhjes, duke promovuar rregullatorë për
marrjen në konsideratë të mbrojteve të reja lidhur me privacinë. Përdorimi i
gjerë i inteligjencës artificiale – në makinat pa shoferë, për shembull – mund
të shkatërrojë gjithashtu edhe vendet e punës, edhe pse eventualisht ajo mund të
ndihmojë në krijimin e punësimit në fushat që ne as nuk mund t’i imagjonojmë
sot.

 

Por ka edhe një rritje te debatit mbi ‘problemin e
kontrollit’, siç e quan Bostrom atë. Si mund të sigurohemi që kompjuterat nuk
do të marrin kontrollin e mendjes, duke kërcënuar kështu ekzistencën njerëzore?

 

Në një histori të shkurtrër shkruar në vitin 1942, Isaac
Asimov prezanton ‘Tri Ligjet e Robotikës’, të cilat kanë shërbyer si një kuadër
i përgjitshëm reference për debatin mbi këtë fushë që nga ajo kohë. Asimov, më
vovë shtoi edhe një ligj të katërt, ose ‘zeroth’, ligjin që i kalonte gjithë të
tjerat për nga rëndësia: ‘Një robot mund
të dëmtojë njerëzimin si një të tërë), ose, nga mosveprimi, të lejojë njerëzimin
që të vijë për të dëmtuar.’

 

Por përpjekja për të siguruar ligje të tilla në praktikë
ndiqen nga një sfidë fenomenale. Bostrom krahason debatin mbi inteligjencën
artificiale me një antagonizëm të ngjashëm midis fizikantëve kur ata zhvilluan
armën bërthamore, dhe mbidis biologëve kur ata filluan të diskutonin mbi
korrektimin gjenetik. Nëse shknecëtarët nuk mund të ‘cmësojnë’ njohuritë dhe të
parandalojnë zbulimet e bëra, të paktën ata duhet të ndihmojnë në formësimin e
debatit në mënyrë që këto teknologji të përdoren në mënyrë të përgjegjshme. Një
shembull i mirë, erdhi në vitin 1975 kur një grup shkencëtarësh u takun në
Asilomar në Kaliforni për të formuluar një grup parimesh për rregullimin e
bioteknologjisë.

 

Në lidhje me inteligjencën artificiale, ai thotë, ‘Mënyrat e dobishme për tu angazhuar në këtë
çështje është të sigurohemi që ajo të bëhet, dhe që të bëhet mirë.’
Në vençati,
ai argumenton se, është thelbësore hedhja e themeleve për ‘ndërtimin e
teknologjisë dhe të shkencës së të kuptuarit mbi se si të parashikohen dhe
kontrollohen agjentët e avancuar artificialë’. Është gjithashtu jetësore që të
gjitha anët në debat të punojnë bashkë.

 

Bostrom, sugjeron sërish se ai nuk është armiqësor ndaj
zhvillimit të teknologjive të reja, siç është portretizuar ai ndonjëherë. Në të
vërtetë, ai ka qenë një mbështetës afatgjatë i lëvizjes transhumaniste, e cila
kërkon të transformojë gjendjen njerëzore duke përdorur teknologjinë për
fuqizimin e kapaciteteve tona intelektuale dhe fizike. Si një transhumanist i
bindur, ai është jashtëzakonsiht shumë në favor të zbulimeve të mëdha të reja. ‘Ma sillni që tani atë pilulën për zgjatjen
e jetës,’
thotë ai me një buzëqeshje.

 

Me publikimin e librit të Superinteligjencës, kritikat u
ndanë në dy kampe kryesore. Ishin ata që e kanalizonin analizën e Bostrom si të
parëndësishme ose tendencioze, duke sugjeruar se ‘kontrolli i problemit’ mund të
zgjidhet lehtësisht ose mund të mos ngrihet kurrë si çështje. Më pas ishin ata
që thonin se, do të ishte e pamundur të kontrollohet superinteligjenca, kështu
që as nuk ia vlen ta provojmë fare. Ky qëndrim i zakonshëm, sipas Bostrom-it,
ishte se asnjë nga kampet nuk ndjen se duhet bërë ndonjë përpjekje për të
adresuar këtë çështje sot.

 

Megjithatë, Bostrom, beson se, ka edhe një mundësi të
tretë: se problemi mund të jetë i vështirë,  por nuk është i pazgjidhshëm, me kusht që ne të
fillojmë herët mjaftueshëm dhe të aplikojmë talent të mjaftueshëm matematikor. Ajo
që do të ishte e tmerrshme, sipas këndvështrimit të tij, do të ishte që një
ditë të ishin arritur zhvillimi i inteligjencës artificiale të makinave në
nivelin e inteligjencës njerëzore të krijimit dhe të kuptonim që është shumë
vonë për të bërë diçka për t’u siguruar që njerëzimi do të jetë ai që ka
kontrollin e krijimeve tona.

 

‘Ndoshta problemi do të rezultojë shumë më i lehtë nga
sa e kemi menduar ne, dhe kjo do të jetë gjë e mirë. Megjithatë, ende duket
jashtëzakonsiht e matur që ta bëjmë këtë punë edhe nëse në fund del që do të
jetë edhe më e vështirë,’ thotë ai. ‘Nëse rreziku është 1%, 80%, ose diku ndërmjet,
gjithsesi bën kuptim që ne të bëjmë disa nga gjëat që duhet të bëjmë. Ky
pozicion nuk duhet të varet nga nivelet e optimizmit të ndonjërit.’

 

Në këtë fazë, ai nuk beson se, qeveritë duhet të jenë
shumë të përfshira. ‘Sot do të ishte e parakohshme, mendoj, të përpiqemi të
prezantojmë disa rregullatorë.’ Por ka disa fusha ku aplikohet inteligjenca
artificiale – të tilla si makinat e drejtuara pa shofer, privacia e të dhënave,
dhe mbikëqyerja – ku rregullatorët qeveritarë mund të luajnë një rol të dobishëm
në formësimin e evolucionit të kësaj industrie. Ai beson se, duhet të ketë më
shumë diskutim publik rreth çështjeve etike që rrethojnë prezantimin e
teknologjive të reja.

 

Burimi: https://www.fhi.ox.ac.uk/wp-content/uploads/FT-AI-article.pdf

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty