Engjelli im i dashur
Une jam thuajse i cmendur per ty, po aq i cmendur sac mund te jete njeriu. Une nuk mund te bashkoj dy ide pa u futur ti ndermjet tyre. Une nuk mendoj dot me per adgje vec teje. Pavaresisht vetes, imagjinata ime me sjell tek ti. Une te rrembej, te puth, te perkedhel, pushtohem nga njemije perkedheljet me amoroze. Dhe sa per zemren time, ti do te jesh aty pergjithmone, shume kaq shume. Aty kam nje ndjesi te shijshme tenden. Por oh Zoti im, cfare do te ndodhe me mua, nese ti ma ke rrembyer arsyen? Ky eshte nje obsesion i cili, kete mengjes, me tmerron. Ngrihem ne cdo cast dhe i them vetes: ‘Eja, do te shkojme atje!’ Pastaj ulem serish, nga ndjesia e detyrimeve te mia. Aty eshte nje konflikt i frikshem. Kjo nuk eshte nje jete. Nuk kam qene kurre me pare keshtu. Ti ke perpire gjithcka. Ndjehem i cmendur dhe i lumtur sapo mendoj per ty. Vertitem ne nje enderr te shkelqyer ku ne nje cast jetoj njemije vjet. Cfare sitate e tmerrshme! I mbytur me dashuri, duke ndjere dashuri ne cdo pore dhe duke pare veten teksa me ha dhimbja dhe i kapur mes nje mije rrjeta merimangash. O, e dashura ime Eva, ti nuk mund ta dish. Zgjodha nje kartoline tenden, e ngrita dhe i fola sikur ti te ishe ketu. Te shikoj, sic te pashe dje, te bukur, magjepsshmerisht te bukur. Dje, gjate gjithe mbremjes, i thoja vetes: ‘Ajo eshte e imja! Ah! Engjejt nuk jane te lumtur ne Parajse sac isha une dje!
Nga Honore de Balzac per Ewelina Haska, 1835
Piktura, Grua parisiane ne tualetin e saj, 1895, Henri Gervex