Të tjeraJete, jete, 1965, Arseny Tarkovsky

Jete, jete, 1965, Arseny Tarkovsky

-

I
Une nuk besoj tek shenjat dhe as tek frika
Shenjat e ndaluara
Asnje helm apo genjeshter nuk do te me rrezoje poshte
Nuk ka vdekje mbi toke
Cdo njeri eshte i pavdekshem
Asgje nuk do te vdese
Mos kini frike nga fundi
Ne te shtatembedhjetat apo te shtatedhjetat
Eshte vetem kjo jete
Kjo drite mbi toke
Nuk ka as erresire dhe as vdekje
Ne jemi tashme qe te gjithe ne breg
Dhe une jam nje nga ata qe zvarriten ne rrjeta
Kur pavdekesia noton
Afer cektines

II

Nese jetoni ne nje shtepi
Shtepia nuk do te rrezohet
Therrisi cdo shekull
Une do te hyj dhe do te ndertoj nje shtepi ne te
Kjo eshte arsyeja perse ata jane me mua
Te dashurit tane dhe femijet
Rreth tavolines sime
Mjaftueshem e madhe per stergjyshet dhe nipat
E ardhmja ka kthyer fytyren nga ne tani
Dhe nese une e ngre doren time pak
Qe te pesta rrezet do te germojne midis jush
Cdo dite i perdora kocat e klavikules sime
Sikur ato te ishin trungje per te strehuar te shkuaren
E mata kohen me kubite dhe hapesire
Dhe pastaj kaperceva vargmalet e saj

III

E qepa moshen qe t’i bente flakes sime
Pastaj u drejtuam nga jugu
E bera pluhurin e stepes qe te fluturonte
Barishtet e gjata qe te turfullonin
Nje karkalec luajti
Duke e prekur antenen e tij me nje patkua
Duke profetizuar
Si nje murg
Me kercenoi me shkaterrim
E zhvesha fatin tim ne shale
Madje edhe tani, ne kohet qe do te vijne
Une qendroj ne rremuje si nje djale
Pavdekesia ime me shkon shume
Gjaku im rrjedh nga epoka ne epoke
Do ta kisha paguar me jeten time, cuditerisht
Per nje cep te ngrohte dhe energjik
Nese gjpera fluturuese nuk do te me kishte terhequr
Si nje fije neper univers

Jete, jete, 1965, Arseny Tarkovsky

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Imazhi, Yin dhe Yang VI, Fatih Gozenc 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty