Jam shqetesuar shume
A do te rritet kopshti
A do te rrjedhin lumenjte ne drejtimin e duhur
A do te kthehet toka ashtu sic e kane mesuar
Dhe nese jo, si do ta korigjoj une kete?
A e kisha mire, a e kisha gabim
A do te me falin
A mund te bej me mire
A do te jem ne gjendje qe te kendoj
Madje edhe harabelet mund ta bejne dhe une
Epo, e pashprese
A po me zbehet shikimi apo po me bejne syte?
A do te me zere reumatizma, tetanosi, demenca?
Me ne fund e kuptova qe te shqetesohesha nuk vlente per asgje
Dhe u dorezova
Dhe e mora trupin tim te plakur ne mengjes dhe kendova
Une shqetesohem nga Mary Oliver
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti