ARTJAVA E MODËS: KUR MODA TAKOHET ME ARTIN

JAVA E MODËS: KUR MODA TAKOHET ME ARTIN

-

 

Kapelet
në formë këpuce…përtej kodeve tradicionale të pasarelave!
 

Nga REVISTA ARTSPER  

 

Një histori bashkëpunimesh 

Ekziston
një tendencë që është bërë e famshme në pesëdhjetë vitet e fundit: artistët
bashkëkohor po kërkohen gjithnjë edhe më shumë nga brand-et luksoze më të mëdha
gjatë Javës së Modës për t’i kthyer produktet e tyre në vepra të vërteta arti. Midis
bashkëpunimeve më të jashtëzakonshme, ne mund të përmendim Louis Vuitton dhe
artisten japoneze të njohur ndërkombëtarisht, Yayoi Kusama në vitin 2012. Ky bashkëpunim i dha gjithashtu shtysë
krijimit të dyqanit pop-up i dizenjuar tërësisht nga artistia! Një shembull
tjetër: edhe pse kjo tendencë është disi e kohëve të fundit, Dali dhe dizenjuesja
Elsa Schiaparelli punuan së bashku disa herë gjatë viteve 30-të,
duke krijuar set-e veshjesh tërësisht surrealiste të tilla si një kapele në
formën e një…këpuce.

 

Ndërmjet një Pasarele dhe Artit Bashkëkohor:
Një performancë
 

Një instrument
i shkëlqyer i artit bashkëkokor, një performancë, ka të njëjtin thelb si një
shfaqje mode: ato janë që të dyja kalimtare. Ky tipar i përbashkët i ka dhënë
idenë disa shtëpive të modës që të prezantojnë koleksionet e tyre gjatë Javës së
Modës, duke thyer kodet tradicionale të pasarelave, por duke krijuar shfaqje të
vërteta artistike. Ky ishte rasti i Maison Margiela që organizoi një performancë
për të prezantuar koleksionin e tyre për H&M. Performanca, e cila u
zhvillua në një godinë të braktisur në Nju Jork, përbëhej nga modele që vallëzonin
në kuadrate rëre të ngjyrosur…një spektakël që synonte dhënien e formës dhe të
lëvizjes për të zbuluar veshjet.

 

Një burim frymëzimi reciprok 

Kjo është
një pikë tjetër e përbashkët: për artistët dhe për krijuesit, çdo gjë mund të
jetë një burim frymëzimi. Diçka e tillë vlen edhe për moden, e cila frymëzohet
rregullisht nga arti, duke qenë se artistët bashkëkohor luajnë gjithnjë edhe më
shumë me logot e brand-eve të mëdha. Për shembull, koleksioni i modës së lartë
SS16 nga Viktor & Rolf, e cila ishte një tribut për skulpturat e Pablo Picasso.
 

 

Gjigandët e luksit, promovuesit e Artit
Bashkëkohor
 

Drejtorët
e brand-eve të famshme luksoze të modës janë më së shumti të apasionuar rreth
artit bashkëkohor dhe koleksionsitëve të regjur. Për shembull, Bernard Arnault,
pronar i LVMH, është një nga klientët më të mirë të FIAC (Panairi Ndërkombëtar
i Artit Bashkëkohor). Promovuesit e brand-eve të modës gjithnjë edhe më shumë
ia tregojnë pjesët e pronarëve të tyre publikut nëpërmjet Fondacioneve të tyre,
numri i të cilave është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë vitit të shkuar.
Thjesht për të pëmendur disa shembuj, ne mund të citojmë Fondacionet Cartier,
Prada, Gucci dhe më të fundit Fondacionin Vuitton.

 

Një marrëdhënie që ndez debate 

Marrëdhënia
ndërmjet artit dhe modës ka ndezur gjithmonë debat. Gjithmonë ngrihet pyetja: a
është moda e lartë art dhe a është rrjedhimisht krijuesi një artist me pjesët e
veshjeve si veprat e tij të artit? Pasaralat e modës së lartë reflektojnë krijmtari,
stil unik dhe ndjeshmëri që një individ derdh për krijimin e një veshje. Skicat
e dizenjuesve më të mëdhenj janë shitur dhe varen nëpër muert e apartamenteve. Gjithnjë
edhe më shpesh muzetë po ofrojnë retrospektiva të emrave të mëdhenj në botën e
modës. . Karl Lagerfeld argumentonte se, moda e lartë nuk është art, ndërsa, në
krahun tjetër, Yves Saint Laurent kishte një mendim të ndarë. Ai thoshte se, moda
e lartë është një profesion “që nuk është plotësisht art, por së cilës i
nevojitet një artist për të ekzistuar”…

 

Megjithëse,
debati vazhdon, le të shijojmë që të gjithë dhe të shikojmë përpara lëvizjet
spektakolare dhe eksplozive që nodhin kur bashkohen bota e modës me atë të
artit!  

 

(Imazhi
1: Në të majtë, dyqani pop-up dhe produktet nga bashkëpunimi Vuitton x Yayoi
Kusama. Në ta djathtë, portret i artistes japoneze).  

 

(Imazhi
2: Performancë për prezantimin e koleksionit të Martin Margiela-s për H&M,
2012).

 

(Imazhi
3: Pablo Picasso, Grua me kapele, 1961. Shfaqja e modës pranverë-verë 2016 e Viktor
& Rolf).

 

(Imazhi
4: Fondacini Louis Vuitton).

 

(Imazhi
5: Yuima Nakazato, Koleksioni i Modës së Lartë vjeshtë-dimër 2016-2017)

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/lifestyle/fashion-week-fashion-meets-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty