PIKTURËRene MagrittePIKTURA “TERAPISTI”, 1937 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “TERAPISTI”, 1937 NGA RENE MAGRITTE

-

   

Veprat
e Magritte janë konceptuar si gjeagjëza. Tek to, ai eksploron misteret që fshihen
në ballafaqimin e papritur të gjërave të jetës së përditshme, duke përfshirë shikuesin
në një çorientim të vetshkaktuar. Pikturat e tij përjashtojnë simbolet dhe
mitet; gjithçka është e dukshme. Magritte ka punuar nga disa burime, të cilat
ai i ka përsëritur me variacionet: surprizat anatomike, të tilla si dora, kyçi
i së cilës është fytyra e një gruaje; hapja misterioze, ku një derë lëkundet e
hapur në një pamje të papritur; krijesa metaforike, të tilla si një zog prej guri
duke fluturuar sipër një vije bregdetare shkëmbore. Ai sjell në jetë atë që është
e pajetë, si një këpucë me gishtërinjtë e këmbëve; ai zmadhon detajet, si një
mollë jashtëzakonisht e madhe që mbush një dhomë. Ai bën një asociim të bashkëplotësueseve,
si zogu gjethe, apo mali shqiponj. Titujt që shoqërojnë pikturat e tij në mënyrën
sipas së cilës emrat i korrespondojnë objekteve, pa i ilustruar apo shpjeguar ato.
 

 

Ka gjithmonë
një farë llogjike ndaj imazheve të Magritte, por kur pyetet rreth analizave të
përmbajtjes së pikturave të tij, Magritte përgjigjej, “Nëse shikoni diçka me qëllimin
për t’u përpjekur për të zbuluar se çfarë do të thotë, ju do të rreshtni së shikuari
vetë gjënë, por do të mendoni për pyetjen që keni ngritur.” Interpretimi i
imazhit do të thotë mohimin e misterit të tij, misterin e të padukshmes.
Imazhet e tij duhet të shikohen nga jashtë dhe jo nga brenda.

 

Burimi:
https://www.renemagritte.org/the-therapist.jsp

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.  

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty