Kam bere nje kopesht tjeter
Per dashurine time te re
E lashe trendafilin e vdekur aty te shtrire
Dhe siper vendosa nje te ri
Perse nuk ka filluar vera?
Perse nuk u ngut zemra ime?
Dashuria ime e vjeter erdhi dhe u fut brenda
Dhe shtroi mbetjet e kopshtit
Ajo u fut me buzeqeshjen e saj te lodhur
Si ajo e nje te plakure
Ajo veshtroi pak perreth
Dhe dridheroi si te ftohtit
Prekja e saj kalimtare ishte vdekja e ne te gjitheve
Shikimi i saj kalimtar nje mallkim
Ajo beri qe petalet e trendafilit te bardhe te binin
Duke e kthyer trendafilin e kuq ne te bardhe
Manteli i saj i bardhe, duke u mberthyer pas barit
Dukej si nje gjarper
Qe kafshonte barin dhe token
Duke lene pas gjurme te trishta
Ajo shkoi ndagale tek porta
Dhe atje, ashtu si kohe me pare
Me ne fund u kthye duke pritur
Dhe per te thene lamtumire edhe nje here
Kam bere nje kopesht tjeter nga Arthur William Edgar O’Shaughnessy
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia nga @totenstill_art