PIKTURËAndy WarholARTI POP: SHTETET E BASHKUARA PËRKUNDREJT MBERTËRISË SË BASHKUAR

ARTI POP: SHTETET E BASHKUARA PËRKUNDREJT MBERTËRISË SË BASHKUAR

-

Origjina dhe diferencat

 

Nga REVISTA ARTSPER    

 

Lëvizja e artit pop është veçanërisht e mirënjohur për veprat
ikonike të Andy Warhol dhe Roy Lichtenstein. Megjithatë, shpesh këto keqkuptohen.
Arti Pop u zhvillua në të njëjtën kohë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Artsper ju ofron disa nocione thelbësore për të kuptuar
pjesë legjendare në art.

 

Origjina
   

 

Arti
pop është një lëvizje artistike që u shfaq në Angli në mes të viteve 1950 dhe
njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara pak më vonë nga fundi i dekadës. Ai u shfaq
në kundërshtim me qasjen tradicionale që bota kishte për artin. Lëvizja shpalli
që elementët dhe simbolet e tij  nga kultura
popullore dhe konsumit në masë mund të ishin në të njëjtin nivel me artet e
bukura. Arti pop e ç’natyralizon materialin nga mjedisi i tij duke e izoluar
objektin apo duke e kombinuar atë me objekte të tjerë për përdorim të përditshëm.
E njohur në botë si një lëvizje artistike madhore e shekullit të 20-të, Marilyn
e Warhol-it u kthye në emblemën e artit Pop. Arti Pop karakterizohet nga
tematikat e shfaqura nga kultura popullore perëndimore, veçanërisht ajo
amerikane. Qofshin historitë komike, reklamat, yjet e filmave apo të muzikës
dhe objektet e jetës së përditshme, arti Pop interpretohet si një refuzim i imazherisë
së Ekspresionizmit Abstrakt (Jackson Pollock). Emërtimi disi përkeqësues “pop”
i lëvizjes i rerferohej shumë muzikës pop, e shfaqur shumë gjatë asaj periudhe.
Ai është një mesazh që i drejtohet kulturës artistike elitare e cila po zbehej
nga mungesa e aksesit të tyre tek publiku në një nivel pamor dhe intelektual. Në
nivel teknik, arti Pop e diferencon veten ga përdorimi i riprodhimit serial të
produkteve artistike.       

 

Diferencat

 

Arti
Pop lindi në Britaninë e Madhe në një kohë kur ajo ishte shumë e influencuar
nga kultura amerikane. Shumë nga emrat e mëdhenj të lëvizjes ishin amerikan. Kështu,
ka një afri dhe lidhje të madhe ndërmjet lëvizjes teksa ajo po evoluonte në
Shtetet e Bashkuara dhe në Angli. Megjithatë, mund të gjenden disa diferenca. Në
Shtetet e Bashkuara, arti pop është një kthim tek kompozimet e përshkruara si “me
kënde të mprehta”, duke përdorur realitetin mondan, kulturën popullore, ironinë
dhe sarkazmën. Në anën tjetër, në Angli, lëvizja filloi me një vizion më
akademik. Fokusi ishte mbi figuracionin energjik dhe paradoksal të kulturës
popullore amerikane, siç mund të gjendet në veprat e Richard Hamilton. Ata e përdorën
parodinë dhe vetë-zhvlerësimin si një mënyrë për të denoncuar sistemin e fuqishëm
perëndiomor të manipulimit, që afektonte sjelljen sociale duke sjellë në të njëjtën
kohë mirëqenie materiale. Arti Pop anglez ushqehej nga kultura amerikane, por nëpërmjet
lenteve të distancës, ndërsa arti Pop amerikan ishte rezultat i dretpërdrejtë i
“Ëndrrës Amerikane”, një ide shumë qëndore në identitetin amerikan të kohës.

 

Arti
Pop amerikan

 

Arti
Pop amerikan arriti kulmin e tij në vitet 1960. Bota e reklamave dhe konsumi kishin
adoptuar dhe përvetësuar kodet e artit modern. Artistët amerikan duhet ta shtynin
përpara procesin e tyre të mendimit, duke kërkuar tematika shumë më serioze dhe
më të thella për të distancuar artin nga artefaktet e prodhuara. Britanikët
kishin një vizion të distancuar të kulturës së pop-it amerikan të infuencuar
nga syri i tyre evropian. Kjo rezultoi në art të karakterizuar nga romanticizmi
dhe afria e tyre me emocionet dhe të qeshrën. Të bombarduar nga publiciteti i përditshëm
dhe prodhimi në masë i objekteve të përditshme të artistëve amerikanë ishin të
lidhur për të dhënë një tonë të ndryshëm. I gërshetuar me luftën e kundërshtuar
në Vietnam, arti që rezultoi prej kësaj ishte më brutal dhe më agresiv. Robert
Rauschenberg dhe Jasper Johns ishin piktorët embelamtikë të artit Pop amerikan.
Duke i bërë jehonë veprës dadaiste të Kurt Schwitters, Rauschenberg paraqiti një
kritikë të qartë të shoqërisë bashkëkohore. Roy Lichtenstein është ndoshta një
nga mjeshtrat e artit Pop amerikan i njohur për humorin e tij, referencat e tij
komike të librave, dhe përdorimi i teksteve brenda produksioneve të tij. Ai e përkufizoi
punën e tij si “me kënde të mprehta”, por të kompozuar në një mënyrë të butë.
Pikturat e Andy Warhol, si Lichtenstein i bën referencë direkt imazhit të
ikonizuar të njohur të kulturës pop amerikane, por e trajton tematikën në një mënyrë
jo persoanle dhe të ftohtë. Ky trajtim i artit refekton dhe idealizimin e urryer
paradoksak të prodhimit në masë.  

 

Arti
Pop anglez

 

Grupi
artistik “Grupi i Pavarur”, i themeluar në Londër në vitin 1952 konsiderohet
pararëndësi i artit Pop. Ai mblodhi artistë, piktorë, skulptorë, madje edhe
arkitektë, të cilët ndanin të njëjta këndvështrime akademike dhe tradicionale mbi
artet e bukura. Eduardo Paolozzi prezantoi në vitin 1952 një seri me kolazhe të
titulluara “Bunk” tek “anëtarë” të tjerë të Grupit të Pavarur. Elementët e përdorur
për këto ansamble ishin marrë nga revista dhe libra komik dhe objekte dhe logo
të tjera të prodhuara. Shfaqet për herë të përa fjala “pop” në një nga imazhet
e Paolozzi-t. “Unë isha lodra e një pasaniku” ku ju mund të shikoni një
revolver të rrethuar me tym dhe imazheri të Coca Cola-s. Në vijim të
prezantimit të Paolozzi, kjo sipërmarrje fokusohej veçanërisht mbi kodet dhe
gjuhën e kulturës pop amerikane. Influenca amerikane është afër, duke
eksploruar elementë prej saj, por është ende e distancuar. Në parim, ata janë të
interesuar për reklamimin në masë. Temri “Art Pop” është shpikur në një
artikull të shkruar në vitin 1956 nga Alison dhe Peter Smithson për Arc.

 

(Imazhi 1: Roy Lichtenstein, Vajzë duke u mbytur, 1963)

 

(Imazhi 2: Roy
Lichtenstein, E pashpresë, 1963)

 

(Imazhi 3: Andy Warhol, Marilyn Monroe, 1969)

 

(Imazhi 4: Andy Warhol, Karrige
elektrike, 1964)

 

(Imazhi 5: Richard
Hamilton, Interior, 1964)

 

(Imazhi 6: Eduardo
Paolozzi, Isha lodra e një pasaniku)

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/pop-art-usa-vs-uk-origins-differences/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty