POEZICemal SüreyaPërzgjedhje poezish nga Cemal Sureya

Përzgjedhje poezish nga Cemal Sureya

-

Te dua nga larg

Pa qene ne gjendje qe te nuhas aromen tende
Te perqafoj zverkun tend
Te ndjej fytyren tende
Thjesht te dua nga larg
Thjesht te dua
Pa te mbajtur doren
Pa te prekur zemren
Pa u shperbere ne syte e tu
Pavaresisht tre diteve te sotshme te trilleve te dashurise
Jo egersisht, por si nje burre
Te dua
Thjesht te dua nga larg
Pa fshire dy lotet qe vershojne poshte faqeve te tua
Pa u bashkuar me ty ne te qeshurat e tua te perzemerta
Pa kenduar nen ze se bashku me ty
Kengen tende me te preferuar
Nga larg
Thjesht te dua
Pa zhgenjyer
Pa derdhur jashte asgje
Pa shkaterruar
Pa te trishtuar
Dhe pa shkaktuar te qarat e tua
Te dua nga larg
Thjesht te dua keshtu nga larg
Duke therrmuar ne gjuhen time
Cdo fjale qe dua te te them
Te dua
Te dua mbi nje cope te bardhe letre
Teksa fjalet e mia bien poshte
Nje nga nje…
Te dua nga larg nga Cemal Sureya

Rruga me e shkurter ndermjet dy zemrave:
Dy krahe
Qe shtrihen per tek njeri-tjetri
Dhe qe ndonjehere
Preken vetem me majat e gishterinjve
Po vrapoj tek vendi i shkalleve
Pritja eshte trupi qe fiton kohe
Kam ardhur ketu shume heret
Nuk po te gjej dot
Duket sikur po mbahen prova per dicka
Zogjte po mblidhen per te migruar
Do te doja te te kisha dashur thjesht per kete
Dy zemra nga Cemal Sureya

Ulur tek thelbi i trendafilit qaj
Teksa vdes ne rruge cdo nate
Perpara dhe pertej gjithcka e pandjeshme
Sembim mbi sembimin e erresires qe zvogelohet
Te syve te hareshem me jete
Duart e tua jane ne perkedheljen time ne muzg
Duar pergjithmone te bardha pergjithmone te bardha
Derdhin ne shpirtin tim akuj lemerie
Nje tren per pak kohe ne stacion
Nje burre qe humbi stacionin
Une
Mbi fytyren time ferkoj trendafilin
Te rene te harruar permbi trotuar
Dhe e pres trupin tim brinje pas brinje
Gjakderdhje diten e kjametit
Muzike e cmendur
Lind ne bririn e nje cigani
Trendafili nga Cemal Sureya

Fryma ime eshte nje zog i kuq
Ne qiellin e geshtenjte te flokeve te tu
Kur te perqafoj ty
Kembet e tua zgjaten pertej fjaleve
Fryma ime behet nje kale i kuq
Mund te te them nga faqet e mia qe digjen
Ne jemi te varfer, netet tona gerhijne
Eja te bejme dashuri ne pjerresi te plote
Semundja e verdhe nga Cemal Sureya

Tani zemra ime, po mendoj per ty ne nje qytet te madh
Nje stilolaps blu te zbehte ne doren time
Dy pako cigare ne xhepin tim
Jeta jone eshte si nje film
Qe luhet perpara syve tane
Te dalat tona atje jashte te lire
Te pirit uje se bashku
Te puthurit
Qaj, sa here qe kujtoj se si qeshnim se bashku
Lulet, lulet, i ujita lulet kete mengjes
Ai trendafili thjesht nuk buzeqesh kur ti nuk je ketu
Ajo lule qe vendose ne uje
Tek dritarja qe te rriste rrenjet
Eshte plotesisht ne zi keto dite
Nje drite e thelle dhe e forte dite po e godet dritaren
Pjatat jane si pa qejf mbi tryeze
Korridori eshte i shkretuar
Peshqiret jane vetem ne dush
Kuzhinen as mos e pyet
E parregulluar dhe pis
Sfungjeri eshte mu ketu
Sirtari i bukes eshte bosh
Ventilatori eshte pa fryme
Qilimat jane gjithe pluhur
Rrobat e mia jane ne gardarobe
Dhe ketu dhe atje
Kutia e lodrave te Memos eshte ne gjume te thelle
Llampa blu e nates nuk ka asnje ambicie
Dera thote hapme
Mbyllme
Perdet jane si gjarperinj
Qe nderrojne lekuren
Radio? E heshtur
Stoli ka frike nga karriget
Dhoma e vogel eshte e terrte dhe e shkretuar
Cdo gje po pret per ty
Per kthimin tend
Qe te vish ti
Per prekjen e duarve te tua
Per prekjen e syve te tu
Dhe gjithcka po perserit
Se sa shume te dua
Tani zemra ime nga Cemal Sureya

Nje i dashuruar zoteron vetem dashurine e tij
Dhe te humabsesh eshte me e veshtire sesa te humbasesh
Mergimi nga fytyra jote, gruaja ime
Nuk i kam harrruar syte e tu
Qe jane vellezerit e mi
Ballin tend qe eshte femija im
Gojen tende qe eshte e dashura ime
Nuk i kam harruar gishterinjte e tu
Qe jane miqte e mi
Belin tend qe eshte gruaja ime
Te perparmen tende, anen e prostitutes
Te pasmen tende
Dhe te gjitha keto, te gjitha keto, te gjitha keto
Nuk i kam harruar, si t’i harroj?
Nga Cemal Sureya

Mos i fshi, e dashura ime
Mekatet e tua me lote
Sepse mekati eshte pjellor
Ai mban te pashkaterrueshmen
Ngjyrat e tmerrit
Ne endrra
Duke hapur per vetveten
Nje shteg te erret
Gjen nje humnere
Ne ujerat me te delire
I beson kaosit
Nga Cemal Sureya

Ndoshta je ne ditet e fundit te errta
Ndoshta ne do te shikojme ditet e para te mira
Ka dicka te athet ne kete gjendje
Ndermjet te shkuares dhe te ardhmes
Ndermjet agonise dhe gezimit
Ndermjet furise dhe faljes
Nga Cemal Sureya

Bukuri
Shiko, keto jane duart e tua, keto kembet
Ato jane aq te dashura saqe nuk mund te jene me shume
Dhe keto floket e tu te zgjidhur qe nga mbremja
Shiko, kjo je ti, dashuria ime, trup dhe shpirt
Dhe kjo qenie nje shtrat nen ne
Duhet te kesh fjetur me mua deri ne agim
Degjo tek une nuk ka asnje genjeshter, dhe Zoti eshte deshmitari im
Ti je kaq e dashur saqe nuk mund te jesh me shume
Dhe shiko, keto jane syte e tu
Dhe kendet e tyre kaq shume te mesuara me jeten
Eshte gje e mire qe ato jane ketu, perndryshe cfare do te kisha bere?
Shiko femija im, krahet e tu te zhveshur dhe ketu
Dita jone nuk ka asnje sekret, asnje pushim te mbetur
Ne tete te mengjesit syte e tu agojne tek une
Cfaredolloj mekati qe te kemi kryer eshte pergjysem
Shiko, mbi te gjitha, keto jane buzet e tua
Ato kane te foluren e tyre, te puthuren e tyre
Bute te putha me puthjen time te pare
Ishim tek varka qe ndiqte bregun
Tre shkume me tej shkuan ne Stamboll
Duke u perkulur butesisht te putha
Aty afer notuan peshqit
Nga Cemal Sureya

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty