POEZIMahmoud DarwishPërzgjedhje poezish nga Mahmoud Darwish

Përzgjedhje poezish nga Mahmoud Darwish

-

Unë eci, nxitoj, vrapoj, ngjitem, zbres

Unë bërtas, leh, hungërij, thërras, vajtoj
Unë shkoj shpejt, më ngadalë, rrëzohem, ngadalësohem, thahem
Unë eci, fluturoj, shikoj, nuk shikoj, belbëzoj
Unë bëhem i verdhë, i gjelbër, blu
Unë ndahem më dysh, shpërthej në lot
Unë kam etje, lodhem, kam uri
Unë rrëzohem, ngrihem, vrapoj, harroj
Unë shikoj, nuk shikoj, kujtoj, dëgjoj, kuptoj
Unë tërbohem, kam haluçinacione, murumuris, klith
Unë nuk mund të
Ofshajë, të çmendem, të humbas
Unë bëhem më pak, më shumë, rrëzohem, ngrihem, dhe bie
Unë rrjedh gjak, dhe humbas vetëdijen…
Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

Jam me fat që ujqërit
U zhdukën nga aty rastësisht
Apo që u arratisa nga ushtria
UNË NUK KAM LUAJTUR ASNJË ROL NË JETËN TIME, ME PËRJASHTIM TË
KUR AJO MË MËSOI HIMNET E SAJ
UNË THASHË: A KA MË SHUMË?
Unë nuk do të kisha qenë një dallandyshe
Edhe nëse era do të kishte dashur
Dhe era është fati i udhëtarit…
Unë udhëtova në Veri, në Lindje, dhe në Perëndim
Por Jugu ishte i largët dhe rebel për mua
Sepse Jugu është vendi im
Kështu që, u bëra metaforë dallandysheje
Duke fluturuar përmbi vetë vjeshtat dhe pranverat e mia
Duke i pagëzuar pendët e mia me retë e liqenit
Dhe duke i çuar bekimet e mia
Nasserite-save që nuk vdesin
Sepse brenda tyre është fryma e Zotit
Zoti është fati i Profetit
Unë jam me fat që jam një fqinj hyjnor
Është fati im i keq që kryqi
Është shkalla e përjetshme e së nesërmes tonë!
Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

Kush jam unë për të të thënë ty
Ato që unë të them ty
Kush jam unë?
Unë mund të mos isha frymëzuar
Frymëzimi është fati i tabaneve të vetmuara
Poema është një dorë me zara
Në një fushë errësire që mund apo mund të mos vezullojë
Dhe fjalët bien si pendë mbi rërë
Unë nuk luaj asnjë rol në poemë
Unë vetëm i bindem ritmit të saj
Lëvizjes e ndjesive, njëra modifikon tjetrën
Intuita që sjell një kuptim
Pavetëdija në jehonën e fjalëve
Një imazh i vetvetes që është transferuar
Nga vetë vetja ime tek një tjetër
Besimi im tek vetvetja
Dhe lëngimi im për pranverën
Unë nuk luaj asnjë rol në poemë, vetëm nëse
Frymëzimi ndal
Frymëzimi është fati i aftësisë
A duhet të luftojë ai?
Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

Mund të mos kisha rënë në dashuri
Me vajzën që më pyeti: Sa është ora tani?
Nëse nuk do të isha rrugës për në kinema
Ajo nuk do të kishte qenë një hajdute zemrash siç ishte
Apo një dëshirë e errët…
Kështu lindin fjalët
Unë e trajnoj zemrën time që të dashuroj
Që të ketë vend për trëndafilat dhe për gjëmbat….
Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty