ARTSI MUND TË PËRKUFIZOHET EKSPRESIONIZMI ABSTRAKT?

SI MUND TË PËRKUFIZOHET EKSPRESIONIZMI ABSTRAKT?

-

 

Forma amerikane e artit

Nga monokromet e Mark Rothko deri
tek pikturat kaotike të
Jackson Pollock

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Ekspresionizmi Abstrakt përfshin artistët që, në shikim të
parë, duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët në mënyrat e tyre të pikturimit.
Kjo lëvizje arti e lindur në Nju Jork pas Luftës së Dytë Botërore i shtyu figurat
amerikane në skenën ndërkombëtare – dhe çoi në çfronëzimin e Parisit si
kryeqyteti i botës së artit. Sot, artistët e kësaj lëvizje spikasin midis yjeve
më të mëdha të tregut të artit…Por, si u dukej Ekspresionizmi Abstrakt përpara
se të arrinte një sukses të tillë? Cilat janë karakteristikat e tij dhe përse është
ky art kaq joshës?

 

Një formë arti e gjitha amerikane

 

Për
shkak të shkallës së tij monumentale, humorit romamtik dhe pretendimeve ndaj
lirive individuale, Ekspresionizmi Abstrakt e përkufizon vetveten si forma
amerikane e artit. Në rastin e Franz Kline, ky “amerikanitet” përhapet madje
edhe në temat që ai eksploron, që janë vagonat e trenave, një simbol i modernitetit
amerikan. Në të vërtetë, është i gjithë ky dimension i Ekspresionizmit Abstrakt
që shpjegon pjesërisht perceptimin e mirë nga kritikët amerikanë. Për më tepër,
disa historianë shkojnë aq larg saqë thonë se, në fakt, ishte CIA (Agjencia Qëndrore
e Inteligjencës Amerikane) ajo që ka financuar artistët e lëvizjes në kontekstin
e Luftës së Ftohtë. Të etur për të afirmuar fuqinë amerikane përballë sovjetikëve
dhe gjithashtu të Evropës, CIA do të kishte parë tek Ekspresionizmi Abstrakt një
kontracepsion të hegjemonisë kulturore të Shteteve të Bashkuara.

 

Piktura
si mjet dashurie            

 

Pavarësisht
disa veprave në skulpturë (John Chamberlain) dhe fotografi, Ekspresionizmi
Abstrakt rimon me pikturën. Një nga pikat kyçe të Ekspresionizmit Abstrakt është
kërkimi për mënyra të reja për të shprehur vetveten. Piktura ishte mediumi që
ofronte mundësitë më të shumta në këtë drejtim. Kështu, Jackson Pollock shpiku
atë që më vonë do të quhej piktura në veprim, një teknikë që konsiston në aplikimin
e bojës në telajo jo me një penel, por në vend të kësaj me pikimin e bojës mbi
telajo apo duke e hedhur bojën mbi telajo, në mënyrë të tillë saqë gjestet e
artistit janë në zemër të vetë veprës së artit. Willem de Kooning ishte i afërt
me Pollock në pikturat dhe në penelatat e tij spontane. Në një procedurë tjetër,
e megjithatë të njëjtin objektiv për të sjellë jashtë atë që është brenda, Mark
Rothko ishte i interesuar për fushat e ngjyrosura, që është zgjedhja për të përmbytur
telajon me një ngjyrë në kërkim të sublimes sesa të së bukurës. Këtë teknikë ai
e ndante me artistin Barnett Neëman dhe kishte të bënte me kthimin e veprës në
një lloj përvoje shpirtërore apo, të paktën, si pikturat e Pollock, për të
lejuar shikuesin që të shikojë nga brenda…

 

Një
formë arti që gjen frymëzim tek surrealizmi

 

Në lidhjen
e tij me të vetëshprehurin, Ekspresionizmi Abstrakt është i rrënjosur tek surrealizmi
dhe avantgarda evropiane në fillim të shekullit të 20-të. Kjo shpjegon
interesin e madh të këtyre piktorëve për mitet, simbolet dhe arketipet.
Ekspresionizmi Abstrakt mund të konsiderohet si ekuivalenti i surrealizmit në
botën e pas-luftës. Të dyja lëvizjet inkurajojnë zgjidhjen për t’u kthyer tek
vetja përballë tmerreve të botës së jashtme. Në mënyrë të pamohueshme fjalorët
e tyre piktoresk janë shumë të ndryshme, ku njëra është përfundimisht
figurative, ndërsa tjetra absolutisht jo. E megjithatë nga një këndvështrim
filozofik dhe në kontekst, surrealizmi dhe Ekspresionizmi Abstrakt kanë shumë të
përbashkëta.

 

Abstrakte,
por vepra kryesisht ekspresive

 

Në një
kontekst ku Shtetet e Bashkuara po përjetonin një rritje ekonomike të
paprecedentë, ndërkohë që po ndikohej nga paranoj e madhe lidhur me komunizmin,
bërja e artit ekspresionizst kishte kuptim. Në telajo, liria dhe polemika ishin
të mirëpritura. Vepra e artit supozohej që të reflektonte identitetin e vërtetë
të artistit…Rrjedhimisht, gjestet e artistit janë shumë të rëndësishme në mënyrën
që ai ndjek rrugën e procesit krijues që është vet i atij apo asaj.
Autenticiteti i veprës mbështetet në aftësinë e tij për të pasur një impakt të
menjëhershëm dhe për të zbuluar një ndjenjë të thëllë, atë të artistit që e ka
pikturuar atë. Projekti i Ekspresionistëve Abstrakt ishte çlirimi i vetvetes
nga kujtesa, kuptimin e kujtesës së imazheve të pikturave evropiane, për të
krijuar vetë gjuhën e tyre, abstrakte nga pikëpamja pamore, por plot kuptim në
thelb. Objektivi ishte që të mos prodhonte vepra madhështore arti, por thjesht vepra
intime dhe personale.                                    

 

Në fund,
Ekspresionizmi Abstrakt e lejoi skenën artistike amerikane që të konsiderohej plotësisht
si e tillë. Në të vërtetë, ishte kjo lëvizje ajo që ngriti pikëpyetje mbi historinë
– dhe që deri atëherë ishte e pakundërshtueshme – dominimi i grupeve të artit
evropian. Ai rridhte nga dëshira e një grupi artistësh amerikanë për të gjetur
një mënyrë për të shprehur vetveten që do të ishte e tyre dhe jo e trashëguar.
Një formë arti që do t’i jipte atyre liri absoulte ku i vetmi rregull ishte që
të pikturonin nga brenda…

 

(Imazhi 1: Franz Kline, Shefi, 1950)
(Imazhi 2: Mark Rothko, Portokalli dhe e Verdhë, 1956)

(Imazhi 3: Willem de Kooning, Grua I, 1950–2)

(Imazhi 4: Jackon Pollock, Numër 1, Mjegull Lavandoje,
1950)

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/5-photographers-need-follow/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty