POEZILangston HughesPërzgjedhje poezish nga Langston Hughes

Përzgjedhje poezish nga Langston Hughes

-

Lere shiun qe te te puthe

Lere shiun qe te rrahe mbi koken tende
Me pika lengjesh te argjendta
Lere shiun te te kendoje nje ninulle
Shiu krijon pellgje ne krah te rrugeve
Shiu krijon pellgje te rrjedhshem ne ulluqe
Shiu kendon nje kenge te vogel gjumi mbi catine tone naten
Dhe une e dua shiun
Kenge shiu ne prill, Langston Hughes

Kapuni fort mbas endrrave
Sepse nese endrrat vdesin
Jeta eshte nje zog krahethyer
Kapuni fort pas endrrave
Sepse kur endrrat largohen
Jeta eshte nje fushe shterpe
E ngrire me debore
Endrrat, Langston Hughes

Dashuria
Eshte nje kumbull e pjekur
Qe rritet ne nje peme vjollce
Provoje nje here
Dhe magjia e magjepsjes se saj
Nuk do te te lere kurre
Dashuria
Eshte nje yll vezullues
Qe shkelqen ne qiejt e larget jugor
Shiko fort
Dhe flaka e saj djegese
Do te t’i lendoje syte gjithmone
Dashuria
Eshte nje mal i larte
I zymte ne nje qiell me ere
Nese
Nuk do te mbetesh pa fryme
Mos u ngjit shume lart
Kenge dashurie per Lucinda-n, Langston Hughes

Do te te krahasoja
Me nje nate pa yje
Nese nuk do te ishte per syte e tu
Do te te krahasoja me nje gjume pa endrra
Nese nuk do te ishte per kenget e tua
Vajze e qete, Langston Hughes

Sillmeni te gjitha endrrat tuaja
Ju enderrimtar
Sillmeni te gjitha melodite e zemrave tuaja
Qe t’i mbeshtjell ne nje mantel re blu
Larg nga gishterinjte e ashper te botes
Ruajtesi i endrrave, Langston Hughes

Thuajini te gjithe vajtuesve te mi

Te me vajtojne ne te kuqe
Sepse nuk ka kuptim
Qe kam vdekur
Zgjohu, Langston Hughes

Shkova tek lumi
U ula tek brigjet e tij
U perpoqa te mendoja por nuk munda
Keshtu u hodha dhe u mbyta
Kerceva siper nje here dhe bertita
Kerceva siper dy here dhe qava
Nese ai uje nuk do te kishte qene aq i frohte
Do te isha mbytur dhe do te kisha vdekur
Por ai uje ishte i ftohte
Ishte i ftohte
Mora ashensorin
Gjashtembedhjete kate nga toka
Mendova per te dashuren time
Dhe mendova te hidhesha poshte
Qendrova atje dhe bertita
Qendrova atje dhe qava
Nese nuk do te kishte qene aq larte
Mund te isha hedhur dhe do te kisha vdekur
Por ishte lart atje siper
Ishte lart
Keshtu duke qene se jetoj ende
Ma ha mendja se do vazhdoj te jetoj
Mund te kisha vdekur nga dashuria
Por une kam lindur per te jetuar
Edhe pse mund te me degjoni duke bertitur
Edhe pse mund te me shikoni duke qare
Do te jem kokeforte, e dashur e embel
Nese do te me shikosh duke vdekur
Jeta eshte e bukur! E bukur si vera! Jeta eshte e bukur!
Jeta eshte e bukur, Langston Hughes

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty