Të tjeraFragmente mençurie nga Princi i Vogël nga Antoine de...

Fragmente mençurie nga Princi i Vogël nga Antoine de Saint-Exupery

-

‘Kur dikush skuqet a nuk do të thotë kjo ‘po’?’ – Antoine de Saint-Exupery

‘Të gjithë të rriturit kanë qenë dikur fëmijë…por pak prej tyre e kujtojnë këtë.’ – Antoine de Saint-Exupery

‘Është koha që ke harxhuar për trëndafilin tënd që e bën atë kaq të rëndësishme.’ – Antoine de Saint-Exupery

‘Dhe tani ja cili është sekreti im, një sekret shumë i thjeshtë: Vetëm me zemër mund të shikojmë drejt; ajo që është thelbësore është e padukshme për syrin.’ – Antoine de Saint-Exupery

‘Gjërat më të bukura në botë nuk mund të shikohen apo të preken, ato mund të ndjehen vetëm me zemër.’ – Antoine de Saint-Exupery

‘Po kërkoj miq. Çfarë do të thotë – të zbutësh?’
‘Ky është një proces shpesh i neglizhuar,’ tha dhelpra.
‘Do të thotë të vendosësh lidhje.’
‘Të vendosësh lidhje?’
‘Vetëm këtë,’ tha dhelpra.
‘Për mua, ti nuk je asgjë më shumë sesa një djalë i vogël, i cili është njësoj si njëqind mijë djem të tjerë të vegjël. Dhe une nuk kam nevojë për ty. Dhe ti, nga ana jote, nuk ke nevojë për mua. Për ty unë nuk jam asgjë më shumë sesa një dhelpër mes qindra mijëra dhelprash të tjera. Por nëse ti më zbut, ne do të kemi nevojë për njëri-tjetrin. Për mua, ti do të jesh unik në të gjithë botën. Për ty, unë do të jem unike në të gjithë botën…’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Ti…vetëm ti do t’i kesh yjet si askush tjetër nuk i ka ato…Unë do të jetoj në njërin prej atyre yjeve. Unë do të qesh në njërin prej atyre yjeve. Dhe kështu, do të jetë sikur do të qeshin të gjitha yjet, kur ta shikosh qiellin natën…ti, vetëm ti, do të kesh yje që qeshin. – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Të rriturit nuk kuptojnë kurrë asgjë nga vetja, dhe është e lodhshme për fëmijët që t’ua shpjegojnë atyre gjërat gjithmonë.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Sa vend misterioz që është toka e lotëve.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Sigurisht që, unë do të të lëndojë. Sigurisht që, ti do më lëndosh. Sigurisht që ne do ta lëndojmë njëri-tjetrin. Por kjo është vetë gjendja e ekzistencës. Të bëhesh pranverë, do të thotë të pranosh rrezikun e dimrit. Të bëhesh prani, do të thotë të pranosh rrezikun e mungesës. – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Do të të shikoj nga cepi i syve të mi dhe ti nuk do të thuash asgjë. Fjalët janë burim keqkuptimesh.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Lulet janë kaq të pafajshme! Por unë isha shumë i ri për të ditur se si ta doja atë.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Të rriturit pëlqejnë figurat…Kur u thua atyre se ke zënë një mik të ri, ata nuk ju bëjën kurrë pyetjet që kanë rëndësi. Ata nuk ju thonë kurrë ‘Çfarë tingulli zëri ka?’ ‘Cilat lojëra pëlqen më shumë?’ ‘A mbledh ai flutura?’ Por në vend të këtyre, ata kërkojnë të dinë ‘Sa vjeç është?’ Sa peshon? Sa para bën babai i tij? Vetëm nga këto figura ata mendojne se do të kenë mësuar diçka mbi .’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Kur dikush skuqet, a nuk do të thotë kjo ‘po’? – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Unë jam ai që jam dhe unë kam nevojë që të jem.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Natë, e dashur nate. Nata koha kur fjalët zhduken dhe gjërat gjallohen. Kur analizat shkatarruese e kanë bërë punën e saj, dhe ajo që eshte me të vërtetë e rëndësishme bëhet sërish e plotë dhe e fortë. Kur njeriu i ngjan vetes së tij të fragmentarizuar dhe rritet me qetësinë e një peme.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Unë fluturoj që ti shpëtojë tiranisë së gjërave të vogla.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Aty ku jeton ti njerëzit, tha Princi i Vogël, rrisin pesë mijë trëndafila në një kopësht..dhe prapë, ata ende nuk e gjejnë atë që kërkojnë…Dhe megjithatë, ajo që ata kërkojnë mund të gjendet tek një trëndafil i vetëm.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Për miliona vite, lulet kanë prodhuar gjemba. Për miliona vite delet i kanë ngrënë ato të gjitha njësoj. Dhe nuk është serioze, të përpiqemi të kuptojmë se pse lulet heqin kaq shumë për të prodhuar gjemba që nuk na sjellin asnjë të mirë? A nuk është e rëndësishme, lufta ndërmjet deleve dhe luleve? Nuk është më serioze dhe më e rëndësishme sesa numrat që po shton ai zotëria i shëndoshë aty? Le të supozojmë sikur unë kam një lule unike, një që nuk ekzisotn askund tjetër në botë përveçse në planetin tim, një që një dele e vogel do ta fshinte me një kafshim të vetëm në mëngjes, ja ashtu aq e lehtë pa e kuptuar se çfarë po bën – a nuk është kjo e rëndësishme? Nëse dikush dashuron një lule e cila ekziston vetëm në një prej atyre miliona dhe miliona yjesh, kjo mjafton për ta bërë atë të lumtur kur ai shikon yjet. Ai i thotë vetes ‘Lulja ime është diku atje sipër…’ Por nëse delja e ha lulen, atëhëre për të do të ishte sikur, të gjitha yjet do të shuheshin.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘A e di..lulja ime..unë jam përgjegjës për të. Ajo është kaq e dobët! Dhe kaq naive. Ajo ka katër gjemba qesharake për t’u mbrojtur nga bota…’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

‘Kështu princi i vogël e zbuti dhelprën. Dhe kur erdhi ora e ndarjes…
Ah, ‘tha dhelpra, do qaj.’
‘Vet e ke fajin,’ tha Princi i Vogël. Nuk doja kurrë të të shkaktoja dëm; por ti vet deshe që unë të të zbutja…’
Po, kështu është, tha dhelpra.
Por ti tani do qash! Tha Princi i Vogël
Atëhëre kjo gjë nuk të ka bërë asnjë të mirë!
Më ka bërë mirë, tha dhelpra, ‘për shkak të ngjyrës së fushave të grurit, sepse flokët e tu janë të verdhë dhe sa herë që do t’i shikoj ato do mendoj për ty.’ – Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty