POEZIJoyce MansourPërzgjedhje poezish nga Joyce Mansour

Përzgjedhje poezish nga Joyce Mansour

-

E hapa koken tende

Per te lexuar mendimet e tua
I pertypa syte e tu
Per te shijuar veshtrimin tend
E piva gjakun tend per te njohur deshiren tende
Dhe u ushqeva
Me trupin tend te mornicuar
Nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty
Floket tone te gershetuar
Sekset tona te bashkuara
Me gojen tende per jastek
Dua te fle me ty kurriz me kurriz
Asnje fryme te mos na ndaje
Asnje fjale te mos na shperqendroje
Asnje sy te mos na genjeje
Dua te fle gji me gji me ty
E shformuar, e djersire
Duke shkelqyer nga njemije rrenqethje
E perpire nga inercia e cmendur ne ekstaze
E shtrire ne hijen tende
E derrmuar nga gjuha jote
Per te vdekur ne dhembin e kalbur te lepurit
E lumtur
Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Te provokofshin gjinjte e mi
Une dua terbimin tend
Une dua te shikoj syte e tu tek trashen
Faqet e tua te zbardhen teksa zbrazen
Une dua dridhjet e tua
Shperthefsh ndemjet ijeve te mia
U plotesofshin deshirat e mia
Mbi dheun pjellor
Te trupit tim te paturpshem
Te provokovshin gjinjte e mi, nga Joyce Mansour

Dua te jem lakuriq ne syte e tu kendues
Dua qe te me shikosh te qaj nga kenaqesia
U palosfshin brinjet e mia
Nen peshen e rende
Duke te shtyre drejt veprimeve te padelira
Kapshin floket e bute
Ne koken time te dorezuar
Thonjte e tu qe
Lakohen ne furi
Qendrofsh verberisht i gjalle
Dhe duke besuar
Duke pare poshte
Trupin tim te shpupuluar
Dua te jem lakuriq ne syte e tu kendues, nga Joyce Mansour

Pa e vene re
Ti rreshqet
Drejt cmendurise se endrrave
Pa e vene re
Syte e tu
I mbyllen jetes
Qepallat e tua te medha
Mbyten ne oqeanin e bardhe
Goja jote
Rrezohet e hapur
Duke vjelle
Teprine e trurit tend te paankoruar
Te gjuhes tende te paralizuar
Dhoma
E gjithe dhoma
Tensionohet duke pritur
Se cfare shikon ti
Kur shikon gjera
Nga Joyce Mansour

Te lumtur jane vetmitaret
Ata qe e mbjellin qiellin
Ne reren e zjarrte
Ata qe kerkojne te gjallet
Nen fundet e eres
Ata qe vrapojne ne gulcim
Pas nje endrre te avulluar
Sepse ata jane kripa e tokes
Te lumtur jane vrojtuesit
Mbi oqeanin e shkretetires
Ata qe ndjekin dhelpren e shkretetires
Pertej mirazhit
Dielli me krahe i humbet
Puplat e tij mbi horizont
Vera e perjetshme qesh mbi
Varrin e lagesht
Dhe nese nje ngasherim i zhurmshem
Kumbon tek shkembinjte e dergjur
Askush nuk e degjon askush
Shkretetira bertet gjithmone
Nen nje qiell te pashtershem
Syri i fiksuar endet vetem
Si nje shqiponje ne agimin e dites
Vdekja e perpin vesen
Gjarpri e mbyt lepurin
Nomadi nen tenden e tij
Degjon kohen
Duke klithur
Mbi zallin e pagjumesise
Cdo gje eshte atje duke pritur
Per nje fjale tashme
Te thene
Diku tjeter
Blu si nje shkretetire, nga Joyce Mansour

Nata qielli eshte nje seks i hapur
Zjarri dremit
Uji i ngeshem vdes
Trupi humbet forcat
Perpara mesnates
Duke deshiruar qe te shikoje veten te vdekur
Tashme vdes
Koha eshte vec nje qemer funerali
Per ata qe gulcojne
Ne supersticione
Kufomat e mbajne mend vdekjen
Shume gjate perpara dyzete diteve te perdorimit
Pluhuri vetem mbyt ate qe eshte e harruar
Te vdekurit marrin fryme
Veshtrimi i tyre i shpuar
Goja e tyre e shqyera nga loja elektrike
E mjaullimes se pafundme
E teshtimes perfundimtare
Nga thithja dhe denesja
Nga lemza dhe gromesitja e fundit
Nese dashuria eshte biri i syrit
Zjarri biri i drurit
Dhe era biri i zbrazetise
Edhe pyjet mund te shpresojne per zjarrin
A ka nje dhimbje me te madhe te dashuruar me shkopin e saj
Sesa e imja?
Uthulla rigjalleron plaget e vjetra
Pagjumesia mpreh
Deget e nje ylli
Nje fryme shume e papritur
Dhe ajo avullon
Nese Zoti do te ishte nje balone
Kush dreqin eshte George Sand
Flaket spontane, nga Joyce Mansour

Cdo nate kur jam vetem
Te tregoj per embelsine time
Dhe mbys nje lule
Zjarri vdes ngadale
I tkurrur nga trishtimi
Dhe ne pasqyre
Ku fle hija ime
Ekzistojne fluturat
Cdo nate kur jam vetem
Une lexoj te ardhmen
Ne syte e nje njeriu te vdekur
E perziej frymen time me
Gjakun e bufit
Dhe ne kulm
Zemra ime vrapon
Ne cmenduri
Nga Joyce Mansour

Me kot kerkoj nje jehone te gezimit tim
Ne nje vrime ku mendoja
Se do te gjeja zemren tende
E germova ate vrime ne qender
Te abanozit tend
Nje trup i fildishte
Me etje dhe gjak
Per te fshehur syzet e mia
Dhe per te shkarravitur friken time
Per te gjetur nese ka me te vetetete
Luleshtrydhe per dreke
Apo vetem sallam me gjak te zi
Nga Joyce Mansour

Naten une jam nje bretkose
Te gjithe jane ne gjume, te gjithe degjojne
Zerin sekret
Te ujerave te vdekur
Duke belbezuar
Gjate dites
Une jam nje gjarper
Fle dhe pastaj degjoj
Krokitjen e diellit
Mbi ujin e gjelber
Te syve te tu
Por kur mjegulla ngrihet
Mbi kodrat gri
Te femijerise sime
Une peshperis emrin e nimfave
Qe grumbullohen ne livadh
Dhe qe i lajne fytyrat
E tyre te bukura
Tek lotet e se shkuares sime
Nga Joyce Mansour

Kam vjedhur zogun e verdhe
Duke jetuar ne seksin e djallit
Qe do te me mesoje se si te josh
Burrat, drerin dhe engjejt me dy krahe
Ai do te me zhveshe nga
Etja ime
Veshjet e mia
Iluzionet e mia
Une do te fle
Por gjumi im do te rende neper cati
Duke murmuritur
Duke bere xheste
Duke bere dashuri dhunshem me macet
Nga Joyce Mansour

Si e ngushellon hijen pasive te vdekjes?
Ne heshtje ajo vigjilon mbi zemren time
Ate kufome te palare
Ne heshtje i lan syte e saj ne flake
Dhe vajton
Si i ndeshkon lypesit e pastrehe?
Duke trokitur ne deren time
Duke kercenuar lumturine time
Me lotet e tyre?
Si mund te hakemerrem ndaj atij peshkatarit te vjeter qe me godet
Mbi varrin e nenes sime
I pakujdesshem per kockat e saj
Pa e hequr kurre kapelen e tij
Pa ndaluar kurre per te pire
Lotet e mi?
Nga Joyce Mansour

Nje grua krijoi diellin brenda saj
Dhe duart e saj ishin te bukura
Toka e zhytur poshte kembeve te saj
Duke e mbytur ate me frymen e saj pjellore
Prej vullkanesh
Vrimat e hundes se saj u drodhen
Qepallat e saj rane
Te mundura nga
Balta e rende e jastekut
Eshte nate…
Nga Joyce Mansour

Dua te fle gji me gji me ty
E shformuar, me djerse
Duke shkelqyer nga njemije rrenqethje
Nga Joyce Mansour

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty