Të tjeraFragmente mençurie nga Platoni

Fragmente mençurie nga Platoni

-

’E vërteta gjendet tek fëmijët dhe tek vera.’ – Platoni

’…dhe kur njëri prej tyre takon gjysmën tjetër, gjysma ekzistuese e vetes, qoftë ai një dashamirës i rinisë apo i një lloji tjetër dashurie, çifiti do të humbasë në mrekullinë e dashurisë, miqësisë dhe intimitetit dhe njëri nuk do të jetë jashtë vëmendjes së tjetrit, siç mund të them unë, madjse as edhe për një çast.’ – Platoni

’Sjellja njerëzore rrjedh nga këto burime: dëshirat, emocionet dhe dijet.’ – Platoni

’Çmenduria e dashurisë është bekimi më i madh i Parajsës.’ – Platoni

’Guxim do të thotë të dish çfarë të mos kesh frikë.’ – Platoni

‘Si mund ta provosh se në këtë çast ne jemi duke fjetur, dhe se të gjitha mendimet tona janë një ëndërr; apo nëse ne jemi zgjuar, dhe jemi duke folur me njëri-tjetrin në gjendje të zgjuar?’ – Platoni

‘Objekti i edukimit është që të na mësojë të duam atë që është e bukur.’ – Platoni

‘Nevoja është nëna e shpikjes.’ – Platoni

‘Ajo shtëpi që ka librari brenda ka një shpirt.’ – Platoni

‘Vdekja nuk është gjëja më e keqe që mund ti ndodhë njeriut.’ – Platoni

‘Pasuria më e madhe është të jetosh i gëzuar me pak.’ – Platoni

‘Ata që janë në gjendje të shikojnë përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturës së tyre nuk do të kuptohen kurrë; Ata do të lihen vetëm në këtë besim, nga turmat.’ – Platoni

‘E bukura është në sytë e atij që shikon.’ – Platoni

‘Ti je ylli im, ti je edhe astrologu gjithashtu
Dhe unë do të doja që të isha Parajsa
Me një miliard sy për të të parë ty!’
– Platoni

‘Mendoja me vete: Unë jam më i mençur se ky njeri; me shumë mundësi asnjëri prej nesh nuk njeh asgjë që të jetë me të vërtetë e mirë, por ai mendon se ka dije, kur nuk ka, ndërsa unë, duke mos pasur dije, nuk mendoj se kam.’ – Platoni

‘Tek secili prej nesh ka, edhe pse tek disa njerëz mund të duket e moderuar, një lloj dëshire që është e tmerrshme, e egër dhe e pakontrollueshme.’ – Platoni

‘E shkurra është gjeometria e shpirtit.’ – Platoni

‘Unë do të doja ti mësoja fëmijëve muzikë, fizikë dhe filozofi; por mbi të gjitha muzikë, sepse modelet e saj dhe të gjitha artet janë celësi i të mësuarit.’ – Platoni

‘Dashuria është ndjekja e së tërës.’ – Platoni

‘Dashuria lind në çdo qenie njerëzore; ajo kërkon gjysmën tjetër të natyrës sonë autentike së bashku; ajo përpiqet që nga një pjesë të bëjë dy dhe të shërojë plagët e natyrës njerëzore.’ – Platoni

‘…nëse një njeri do të thoshte se do me të vërtetë diçka, duhet të jetë e qartë se ai ndjen dashuri për të gjithë atë gjënë si një të plotë, dhe jo vetëm të një pjese duke përjashtuar pjesët e tjera.’ – Platoni

‘Poetët nxjerrin gjëra të mëdha dhe të mënçura të cilat edhe ata vetë nuk i kuptojnë.’ – Platoni

‘Çdo njeri mund ta lëndojë lehtësisht dikë tjetër, por jo çdo njeri mund ti bëjë mirë dikujt.’ – Platoni

‘Fitorja e parë dhe më e madhe është sundimi i vetes.’ – Platoni

‘Të kesh frikë vdekjen është një formë tjetër të menduari që dikush është mjaftueshëm i mënçur edhe kur nuk është; do të thotë të mendosh se dikush di atë që dikush tjetër nuk e di. Askush nuk e di lidhur me vdekjen nëse ajo është më të vërtetë bekimi më i madh që mund t’i ndodhë njeriut; por frika do të thotë se, ata janë thuajse të sigurte se ajo është djallëzia më e madhe.’ – Platoni

‘Librat janë djemtë e pavdekshëm në mbrojtje të sirenave të tyre.’ – Platoni

‘Nga prekja e dashurisë, çdo njeri bëhet një poet.’ – Platoni

‘Njeriu është një qenie në kërkim të kuptimit.’ – Platoni

‘A ke ndjerë ndonjëherë se shpirti ynë është i pavdekshëm dhe se s’mund të vdesë kurrë? – Platoni

‘Miqësia e vërtetë mund të ekzistojë më të vërtetë vetëm mes të barabartëve.’ – Platoni

‘S’ka bukuri pa luftë.’ – Platoni

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty