PIKTURËFrancis BaconUne e di qe ka mbaruar nga The Smiths

Une e di qe ka mbaruar nga The Smiths

-

Oh Nene, ndjej dheun qe po bie mbi koken time

Teksa ngjitem tek nje krevat i zbrazet
Epo mire. Mjaft fola
E di qe ka mbaruar, e megjithate une kapem
Nuk di se ku te shkoj tjeter
Oh…
Oh Nene, ndjej dheun qe po bie mbi koken time
E shikon, deti kerkon te me marre
Thika kerkon te me caje
A mendon se mund te me ndihmosh?
Nuse e trishtuar e vellosur, te lumtur ji e lumtur
Dhender i pashem, jepi asaj hapesire
Dashnor i zhurmshem, i poshter, trajtoje mire
Edhe pse ajo ka nevoje per ty
Me shume se sa te do
Dhe une e di qe ka mbaruar, e megjithate kapem
Nuk di se ku tjeter te shkoj
Serish dhe serish dhe serish dhe serish
Une e di qe ka mbaruar
Madje as nuk ka filluar
Por ne zemren time ishte kaq e vertete
Ti madje edhe me fole, me the
Nese je kaq argetues
Atehere perse je vetem sonte?
Dhe nese je kaq i zgjuar
Perse je vetem sonte?
Dhe nese je kaq defryes
Perse je vetem sonte?
Dhe nese je kaq i pashem
Perse do te flesh vetem sonte?
Une e di…
Sepse edhe sonte eshte si cdo nate tjeter
Ja perse sonte je vetem
Me triumfet dhe me sharmin tend
Ndersa ata jane ne krahet e njeri-tjetrit
Eshte kaq e lehte te qeshesh
Eshte kaq e lehte te urresh
Duhet force qe te jesh i mire dhe i embel
Serish, serish, serish, serish
Dashuria eshte natyrale dhe reale
Por jo per ty, dashuria ime
Jo sonte, dashuria ime
Dashuria eshte natyrale dhe reale
Por jo per njerez si ty dhe si une, dashuria ime
Oh Nene, ndjej dheun qe po bie mbi koken time

Une e di qe ka mbaruar, The Smiths

Piktura, Tre studime per George Dyer, 1966, Francis Bacon

Perzgjodhi dhe perktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty