Të tjeraPËRZGJEDHJE POEZISH NGA W.S. MERWIN

PËRZGJEDHJE POEZISH NGA W.S. MERWIN

-

Sa bukur që duhet të ketë qenë

Që ke qenë e aftë
Të më udhëheqësh kaq larg
Vetëm me tingullin e ikjes sate.
Nga W.S. Merwin

Poezia është një mënyrë për ta parë botën për herë të parë. – W.S. Merwin

Një kopësht është i përbërë nga shpresë. – W.S. Merwin

Ditën e fundit të botës, dua të mbjell një pemë. – W.S. Merwin

Gjatë gjithë rinisë sime kam qenë duke kërkuar për ty pa e ditur se çfarë po kërkoja. Historia e çdo guri na kthen tek mali. – W.S. Merwin

Kthehu
Besimtar i hijes
Besimtar i heshtjes dhe i elegancës
Besimtar i fierit
Besimtar i durimi
Besimtar i shiut
Nga W.S. Merwin

Ne rënkojmë
Jo sepse parajsa nuk ekziston
Por sepse ajo ekziston pa ne.
Nga W.S. Merwin

Kisha nevojë për gabimet e mia
Që të mund të arrija
Këtu ku jam tani.
Nga W.S. Merwin

Unë jam humnera që po përpiqem ta kaloj. – W.S. Merwin

Djepi im ishte një këpucë. – W.S. Merwin

Të vdekurit nuk janë të ndarë nga të gjallët.
Secili me një këmbë në të panjohurën
Dhe që nuk mund të flasin për njëri-tjetrin.
Nga W.S. Merwin

Gjithë këto vite kam parë nëpër brinjët e tua
Lumin poshtë dhe çatinë dhe natën
Dhe ti ishte mënyra se si e shikoja unë botën.
Nga W.S. Merwin

Mbi derë thuhet se çfarë duhet bërë për të mbijetuar
Por ne nuk jemi bërë për të mbijetuar
Vetëm për të jetuar
Nga W.S. Merwin

Kohë më parë vetëtima po praktikonte
Diçka që unë e kisha menduar të lehtë.
Nga W.S. Merwin

Për mua, poezia moderne, nuk filloi në anglisht, por e gjitha në spanjisht, në poemat e Lorca-s. – W.S. Merwin

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty