PopLeonard CohenMUZIKA, ARTI, JETA, DASHURIA SIPAS LEONARD COHEN

MUZIKA, ARTI, JETA, DASHURIA SIPAS LEONARD COHEN

-

‘Ka nga një të çarë në çdo gjë. Aty hyn drita.‘

Nga Leonard Cohen

‘Poezia është evidencë e jetës. Nëse jeta jote po ‘digjet’ mirë, poezia është veç hiri i saj.’
Nga Leonard Cohen

‘Streha e fundit e të pagjumëve, është një lloj ndjesie superioriteti ndaj botës së fjetur.’
Nga Leonard Cohen

‘Fëmijët i tregojnë shenjat si medalje. Dashnorët i përdorin ato si sekrete për t’i zbuluar. Shenja është ajo që ndodh kur fjala përbëhet nga mishi.’
Nga Leonard Cohen

‘Mos merr kurrë vendime kur të bëhet çiçi.’
Nga Leonard Cohen

‘Nuk mbaj mend
Ta kem ndezur këtë cigare
Dhe nuk mbaj mend
Nëse jam këtu vetëm
Apo po pres dikë?’
Nga Leonard Cohen

‘Ndiq rrugën tënde.
Edhe unë rrugën tënde do ndjek.’
Nga Leonard Cohen

‘Shmange lulëzimin. Mos ki frikë të jesh e dobët. Mos e përdor turpin për të qene e lodhur. Dukesh mirë në pamje të lodhur. Duket sikur mund të vazhdosh përgjithmonë. Eja në krahët e mi. Ti je imazhi i bukrisë sime.’
Nga Leonard Cohen.

‘Nëse nuk bëhesh oqean, do të të zërë deti për ditë.’
Nga Leonard Cohen

‘Në mënyrë time jam përpjektur të jem i lirë.’
Nga Leonard Cohen

‘…sigurisht që unë nuk rashë në dashuri
Kjo nuk varet kurrë prej teje
Por ajo po ecte para, prapa
Dhe unë i kalova në krahë.’
Nga Leonard Cohen

‘Para së gjithash, nuk do të ndodhë asgjë
Dhe pak më vonë,
Asgjë nuk do të ndodhë sërish’
Nga Leonard Cohen

‘Mos u bëj magjistari – bëhu magji!’
Nga Leonard Cohen

‘Nuk e kuptoj përse krahët e mi nuk janë pemë jargavanësh.’
Nga Leonard Cohen

‘Reputacioni im, si burri i grave, është një shaka që më ka bërë të qesh ithtësisht shumë në 10,000 netët që i kam kaluar vetëm.’
Nga Leonard Cohen

‘Sa më shumë plakem, aq më shumë e kuptoj që shfaqja nuk orkestrohet nga unë.’
Nga Leonard Cohen

‘Shpesh jam lutur për ty kështu…bëj që të jetë imja.’
Nga Leonard Cohen

‘Kujtohu se kur unë lëvizja në ty, pëllumbi hyjnor po lëvizte gjithashtu, dhe çdo fryëmarrje jona ishte një ‘Haleluja.’
Nga Leonard Cohen

‘Një peshë e rëndë mu hoq nga shpirti,
kur dëgjova se dashuria është jashtë kontrollit tim.’
Nga Leonard Cohen

‘Po planifikoj një katastrofë.’
Nga Leonard Cohen

‘Të lutem, më bosho, nëse jam bosh, atëherë mund të jem në gjendje të marr, nëse jam në gjendje të marr, do të thotë se, ajo vjen nga diku, jashtë meje, nëse vjen nga diku, jashtë meje, atëherë nuk jam vetëm! Nuk e duroj dot këtë vetmi. Mbi të gjitha është vetmia.’
Nga Leonard Cohen

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty