Të tjeraGuxo të jetosh

Guxo të jetosh

-

‘GUXO TË JESH

Kur fillon një ditë e re, guxo të buzëqeshësh madhërishëm
Kur ka errësirë, guxo të dritën e parë ta ndezësh ti
Kur ka padrejtësi, guxo të jesh i pari që e dënon atë
Kur diçka duket e vështirë, guxo që ta bësh atë gjithsesi
Kur jeta duket sikur po të gjunjëzon, guxo që të luftosh mbrapsht
Kur duket sikur nuk ka asnjë shpresë, guxo që ta gjesh shpresën
Kur ndjehesh i lodhur, guxo që të vazhdosh të ecësh përpara
Kur kohët janë të vështira, guxo që të jesh ti më i vështirë se kohët
Kur dashuria të lëndon, guxo që të dashurosh përsëri
Kur dikush të lëndon, guxo që t’i ndihmosh ata që të shërohen
Kur dikush tjetër humbet rrugën, guxo që t’i ndihmosh ata që ta gjejnë atë gjithsesi
Kur rrëzohet një mik, guxo të jesh i pari që t’ia shtrish dorën
Kur takon dikë tjetër në rrugë, guxo që ti buzëqeshësh ti i pari
Kur të ndjehesh shumë mirë, guxo të ndihmosh dikë tjetër që të ndjehet po aq mirë sa ti
Kur dita të ketë përfunduar, guxo të ndjesh se ke bërë më të mirën tënde
Guxo që të jesh më e mira që mund të jesh!
Steve Maraboli

MOZART KA KOMPOZUAR QË NË MOSHËN 5-SË VJEÇARE…Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

ANNE FRANK ISHTE 12 VJEÇ KUR SHKROI DITARIN E ANNA FRANK… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

PELE, ISHTE 17-TË VJEÇ KUR FITOI KUPËN BOTËRORE NË VITIN 1958 ME BRAZILIN… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

ELVISI ISHTE SUPER YLL NË MOSHËN 19-TË VJEÇARE… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

JOHN LENNON ISHTE 20-TË VJEÇ, NDËRA PAUL MCARTNEY ISHTE 18-TË VJEÇ KUR BEATLES MBAJTËN KONCERTIN E TYRE TË PARË NË VITIN 1961… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

BEETHOVEN ISHTE VIRTUOZ NË PIANO QË NË MOSHËN 23 VJEÇARE… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

ALBERT EINSTEIN ISHTE 26-TË VJEÇ KUR SHKROI TEORINË E RELATIVITETIT… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

ISSAC NEWTON ‘PHILOSOPHIÆ NATURALIS PRINCIPIA MATHEMATICA’ NË MOSHËN 24 VJEÇARE… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

MICHELANGELO KRIJOI DY NGA SKULPTURAT MË TË MADHËRISHME ‘DAVID’ DHE ‘PIETA’ NË MOSHËN 28-TË VJEÇARE… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

ALEKSANDI I MADH NË MOSHËN 29 VJEÇARE KISHTE KRIJUAR PERANDORINË MË TË MADHE TË BOTËS ANTIKE… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

AMELIA EARHART ISHTE 31 VJEC KUR U BË GRUAJA E PARË QË KISHTE FLUTURUR VETËM MBI OQEANIN ATLANTIK… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

MARTIN LUTHER KING JR. ISHTE 34 VJEÇ KUR SHKROI FJALIMIN ‘UNË KAM NJË ËNDËRR.’… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

MARIE CURIE ISHTE 35 VJEÇ KUR U NOMINUA PËR ÇMIMIN NOBËL NË FIZIKË… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

VINCEN VAN GOGH ISHTE 37 VJEÇ KUR VDIQ I PANJOHUR, MEGJITHATË SOT PIKTURAT E TIJ VLEJNË MILIONA… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

CHRISTOPHOR COLOMBUS ISHTE 41 VJEÇ KUR ZBULOI AMERIKËN… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.
Piktura, Zbulimi i Amerikës nga Christopher Columbus, 1959, Salvador Dali.

JOHN F. KENNEDY ISHTE 43 VJEÇ KUR U BË PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

‘LEONARD DA VINCI ISHTE 51 VJEÇ KUR PIKTUROI MONA LIZA-N… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

J. R. R TOLKIEN ISHTE 62 VJEÇ KUR DOLI NGA BOTIMI ‘KRYEZOTI I UNAZAVE’… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

NELSON MANDELA ISHTE 76 VJEÇ KUR U BË PRESIDENT…Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

‘Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar ai që ka rëndësi.’ – Winston S. Churchill

‘Më mirë të dështosh me origjinalitet sesa të arrish sukses me imagjinatë.’ – Herman Melville

‘Sigurohu qe kur të hedhësh hapat e tu, t’i hedhësh me kujdes dhe me takt të madh. Dhe mbaj mend se, jeta është një Akti i Madh Ekuilibri. Dhe a do t’ia dalësh me sukses? Po! Po, do t’ia dilësh me të vërtetë! (98% dhe ¾ janë të garantuara). Ti do të lëvizësh male! – Dr. Seuss.

‘Mos kini frikë nga përsosmëria – sepse nuk do ta arrini kurrë!.’ – Salvador Dali

‘Nëse A është suksesi në jetë, atëherë A baraz x plus y plus z. Puna është x; y është loja; dhe z është ta mbash gojën të kyçur.’ – Albert Einstein

‘Mos e harxhoni kohën duke i rënë murit, me shpresën se do ta transformoni atë në një dritare.’ – Coco Chanel

CHARLES DARWIN ISHTE 50 VJEÇ KUR SHKROI ‘ORIGJINËN E SPECIEVE’… Pavarësisht sesa i vjetër apo i ri je tani, ti nuk je kurrë as shumë i ri dhe as shumë i vjetër për të prekur suksesin që do.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty