Të tjeraFRAGMENTE MENÇURIE NGA NIKOLA TESLA

FRAGMENTE MENÇURIE NGA NIKOLA TESLA

-

’Nëse kërkoni të gjeni sekretet e universit, mendoni në termat e energjisë, frkuencës dhe të vibracionit.’ – Nikola Tesla

’Nëse nuk do ta kishin censuruar Nikola Teslën, tani ne do të ishim duke udhëtuar mes yjeve.’ – Nassim Haramein

’E tashmja është e tyre; e ardhmja, për të cilën kam punuar unë, është imja.’ – Nikola Tesla

’Qëndroni vetëm, sepse ky është sekreti i inovacionit; qëndroni vetëm, sepse kështu lindin idetë.’ – Nikola Tesla

’Nga të gjitha gjërat, më shumë më pëlqenin librat.’ – Nikola Tesla

’Nuk dua t’ia di që mi vodhën idetë…por që ata s’kanë asnjë ide tyren.’ – Nikola Tesla

’Truri im është vetëm një marrës, në Unives ka një bërthamë nga e cila ne marrim dije, fuqi dhe frymëzim. Unë nuk kam penetruar në sekretet e kësaj bërthame, por e di që ajo ekziston.’ – Nikola Tesla

’Nëse urrejtja juaj do të mund të kthehej në elektricitet, ajo do të mund të ndriçonte të gjithë botën.’ – Nikola Tesla

’Nuk mendoj se, ka ndonjë ngazëllim që përshkon zemrën njerëzore si ajo që ndjehet nga një shpikës teksa ai shikon shpalosjen e krijimeve të trurit drejt suksesit…Emocione të tilla e bëjnë njeriun që të harrojë ushqimin, gjumin, miqtë, dashurinë, çdo gjë.’ – Nikola Tesla

’Çdo njeri duhet ta konsiderojë
Trupin e tij si një dhuratë të paçmuar
Të cilin, ai e do mbi çdo gjë tjetër,
Një vepër e përkryer arti
E një bukurie të pabesueshme
Dhe të një misteri përtej kuptimit njerëzor
Dhe kaq delikat saqë
Një fjalë, një frymë, një shikim, një ’jo’, një mendim
Mund ta dëmtojë atë.’
– Nikola Tesla

’Nuk është dashuria që bën. Është dashuria që jep.’ – Nikola Tesla

’Instikti është diçka që e tejkalon dijen. Ne kemi, pa dyshim, disa fibra shumë më fine, të cilat na mundësojnë perceptimin e disa të vërtetave kur deduksioni logjik, apo cdo përpjekje tjetër e vullnetshme e trurit, është e pavlerë.’ – Nikola Tesla

’Kaq mahnitëse janë faktet në këtë lidhje, saqë duket sikur Krijuesi, vet ta ketë dizenjuar çdo gjë elektrikisht në këtë planet…’ – Nikola Tesla

’Sjellja antisociale është shenjë inteligjence në një botë konformistësh.’ – Nikola Tesla

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty